E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr urimet e Kryeministrit maqedonas, Z. Nicola Gruevski

Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri maqedonas Z. Nikola Gruevski.

Në këtë mesazh Z. Gruevski shprehet:

“Me rastin e rizgjedhjes Suaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, me nderim të veçantë ju shpreh në emër të qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim, urimet më të sinqerta për sukses në përgjegjësitë tuaja.

Unë thellësisht besoj se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Jam i bindur se na pret një e ardhme intensifikimi e dialogut të përbashkët politik, në nivelin bilateral dhe multilateral, i cili do të kontribuojë në realizimin e arritjeve strategjike në të dy vendet.

Shkëlqesia juaj, lutem pranoni sigurimet e konsideratës time më të lartë.

Nikola Gruevski


01/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›