E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, PËR CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE DHE “MASTER I NIVELIT TË PAR˔, ME KOHË TË PLOTË, PËR VITIN AKADEMIK 2009-2010 &nbsp

V E N D I M 

PËR  

KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, PËR  CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE  DHE “MASTER I NIVELIT TË PARË”, ME KOHË TË PLOTË, PËR VITIN AKADEMIK 2009-2010

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 34, 35, 36 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

 1.     Kuota e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e  ciklit të dytë të studimeve, me kohë të plotë, për vitin akademik 2009-2010, të jetë 6 910. Kjo kuotë të ndahe, si më poshtë vijon:

 a)  Kuota e pranimeve të reja, për programet e studimit të

ciklit të dytë (DND)                                                                                              3 065;

b)     Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit

“Master i  nivelit të parë” (MNP)                                                                        3 845;

c)  Kuota për programe të dyta studimi                                                              100;

ç)  Kuota për transferimin e studimeve                                                              100;

d)  Kuota për të huajt                                                                                               50.

 2.     Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë (DND), me kohë të plotë, të përbëhet nga:

 a) Kuota e pranimeve të reja, për programet e studimit të

ciklit të dytë (DND), për kandidatët brenda territorit të

vendit                                                                                                                     3 065;

b)     Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të

ciklit të dytë (DND), për kandidatët shqiptarë nga

trojet jashtë kufijve të vendit 10 për qind e kuotës së

përcaktuar në shkronjën “a”, të kësaj pike.

c)  Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit

“Master i nivelit të parë”, (MNP), për kandidatët brenda

territorit të vendit                                                                                                  3 845;

ç)  Kuota e pranimeve të reja për programet  e studimit

“Master i nivelit të parë”, (MNP), për kandidatët

shqiptarë nga trojhet jashtë kufijve të vendit,

10 për qind e kuotës së përcaktuar në shkronjën “c”,

të kësaj pike;

d)  Kuota për të verbërit (të veçanta)                                                                    20.

 3.     Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë (DND), me kohë të plotë, sipas shkronjës “a”, të pikës 2, të këtij vendimi, shpërndahet sipas programeve të studimit dhe institucioneve publike të arsimit të lartë, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 4.     Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit, “Master i nivelit të parë”, (MNP), me kohë të plotë, sipas shkronjës “c”, të pikës 2, të këtij vendimi, shpërndahen sipas programeve të studimit të institucioneve publike të arsimit të lartë, sipas tabelës nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 5.     Kuotat e pranimeve të reja për progrmaet e studimit të ciklit të dytë, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 2, të këtij vendimi, të ndahen nëpërmjet kandidatëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit: Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Administrimi i këtyre kuotave kryhet nga autoritetet përgjegjëse respektive të këtyre vendeve, të cilat sjellin listat e kandidatëve fitues,  në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e cila ua përcjell ato  institucioneve publike të arsimit të lartë. Këto kuota pranimi, të ndara sipas programeve të studimit dhe institucioneve publike të ndryshme, për çdo program studimi, janë në masën 10 për qind të kuotës përkatëse, të dhënë në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 6.     Kuotat e pranimeve për të verbërit ndahen për kandidatët me statusin e të verbërit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pasi merret mendimi i Shoqatës Kombëtare të të Verbërve.

 7.     Kuota e pranimit për shtetasit e huaj, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, në ciklin e dytë të studimeve, sipas shkronjës “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, të administrohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kuota shpërndahet në bazë të marrëveshjeve dy apo shumëpalëshe, si edhe në bazë të kërkesave individuale, të paraqitura në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga kandidatët e interesuar.

 8.     Kuotat e pranimeve për një program të dytë studimi dhe transferimi i studimeve të përcaktuara në shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, shpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe në bazë të kërkesave të institucioneve publike të arsimit të lartë.

 9.     Çdo program studimi i ciklit të dytë do të funksionojë në vitin e parë për vitin akademik 2009-2010, në rast se atë e ndjekin të paktën 10 studentë.

 10.   Institucionet publike të arsimit të lartë përcaktojnë kriteret e pranimit të kandidatëve dhe i bëjnë publike paraprakisht.

 11.   Tarifat vjetore të shkollimit për studentët, që do të regjistrohen në vitin e parë, për të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë, (DND), me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jenë, sipas tabelës nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 12.   Tarifat vjetore të shkollimit për studentët, që do të regjistrohen në vitin e parë, për të gjitha programet e studimit “Master i nivelit të parë”, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jenë, sipas tabelës nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 13.   Kandidatët, që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2009-2010, dhe që u përkasin shtresave sociale, si, të verbër/të shurdhër, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë, ballkano-egjyptiane apo fëmijë të policëve të rënë ose të plagosur, për shkak të detyrës, e të ish-të përndjekurve politikë, paguajnë një kuotë, në masën, 50 për qind të tarifës së shkollimit.

 Këtë të drejtë do ta kenë edhe studentët e viteve më të larta, që i përkasin po këtyre shtresave sociale.

 14.   Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studentët përsëritës i nënshtrohen tarifës së shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdojnë rregullisht studimet.

 15.   Në çdo program studimi në ciklin e dytë të studimeve, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, studentët e vitit të parë, që kanë përfunduar shkëlqyeshëm ciklin e parë të studimeve, dhe studentët e vitit të dytë, që kanë përfunduar shkëlqyeshëm vitin e parë, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit për vitin akademik 2009-2010.

 Në programet e studimit “Master i nivelit të parë”, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, për lëndët fizikë, matematikë apo kombinimet e tyre, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, studentët që në ciklin e parë, kanë patur mesatare, jo më të ulët se nota 8 (tetë), nuk paguajnë tarifën e shkollimit.

 16.   Tarifat vjetore të shkollimit për studentët, që ndjekin një program të dytë studimi, në ciklin e dytë të studimeve, janë sipas tabelave, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 17.   Shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet e ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur, me marrëveshje zyrtare shtetërore, janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave të shkollimit.

 18.   Transferimet e studimeve në numrin përkatës të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhënë në shkronjën “ç”, të    pikës 1, të këtij vendimi, bëhen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore, në statut dhe rregulloret e tyre.

 19.   Studentët, që transferojnë studimet nga një program studimi, apo nga programe të mëparshme studimi, të ciklit të dytë, në një program tjetër studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet.

 20.   Rishpërndarja e kuotave të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, të cilat mbeten të parealizuara, bëhet nga  Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me institucionet buxhetore të arsimit të lartë.

 21.   Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës për nxjerrjen e udhëzimeve të hollësishme dhe institucionet publike të arsimit të lartë  për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


30/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›