E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i PK-së, Shpend Maxhuni, në vizitë zyrtare ne SHBA

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, . Shpend Maxhuni po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Maxhuni vizitën zyrtare po e realizon në shtetin Iowa , të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku gjatë kësaj vizite pritet të realizojë disa takime zyrtare me udhëheqës të ndryshëm të Departamenteve të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë.

Realizimi i kësaj vizite disa ditore, siç thuhet në një komunikatë të PK-së, ka për qëllim vazhdimin e mëtutjeshëm në forcimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimin të ligjit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›