Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Njazi Muharremi

Mijëra qytetarë, familjarë, miq, shokë, përfaqësues të institucioneve dhe bashkëpunëtorë, i kanë dhënë lamtumirën e fundit, të martën, veterantit të UÇK-së, Njazi Muharremi, i cili të hënën mbrëma ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni në fshatin Firajë.Për veprën dhe jetë e Njaziut, në emër të veteranëve të UÇK-së ka folur, Afrim Mehmeti, oficier i lartë në FSK, i cili ka thënë se Njazi Muharremi, ishte ndër ushtarët më të rinj, i cili iu bashkua radhëve të UÇK-së në mars të vitit 1999.
Ndërkaq, Bashkim Hyseni, kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, punëtor i së cilës edhe i ndjeri Njazi Muharremi, ka thënë se ai ishte një punëtor i devotshëm dhe shumë preciz në punën e tij.
Njazi Muharremi (1981) nga fshati Viçë i Shtërpcës, punëtor në Gjykatën Themelore në Shtërpcë dhe ish-pjesëtar i UÇK-së, ka humbur jetën të hënën mbrëma në një aksident komunikacioni në fshatin Firajë të Shtërpcës, duke lënë pas vetes prindërit dhe bashkëshorten me një vajzë 8 muajshe. Ai u varros në varrezat e fshatit të lindjes./Indeksonline/