Jep dorëheqje drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ka dhënë dorëheqje nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha. Pas aprovimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, pritet shpallja e konkursit dhe e procedurave të regrutimit për staf menaxhues të Shërbimit Korrektues të Kosovës, transmeton KTV.
“Pasi në krye të këtij shërbimi gjendem që 7 vjet, unë nuk dëshiroj të jem pjesë e konkursit dhe e procedurave të regrutimit për staf menaxhues të SHKK-së. Për këtë çështje dhe për arsye të mia personale jap dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, ka thënë Hoxha në arsyetimin e dorëheqjes. Ministria e Drejtësisë ka aprovuar dorëheqjen e tij, ndërsa ka caktuar edhe një ushtrues detyre deri në hapjen e konkursit të ri për komisar të burgjeve të Kosovës./Indeksonline