Terroristi Breivik refuzoi trashigiminë

Terroristi Anders Breivik, i cili qëlloi për vdekje dhjetëra njerëz në vitin 2011, hoqi dorë nga trashëgimia e nënës së tij, e cila vdiq në muajin mars, në mënyrë që autoritetet norvegjeze të mos e konfiskonin atë për t’i kompensuar dëmin familjeve të viktimave dhe të lënduarve si pasojë e sulmeve terroriste të kryera nga ai.
E drejta për marrjen e trashëgimisë i kaloi motrës së tij për nënë.
Vlera e saktë e pasurisë së lënë nuk dihet, ndërkohë që u njoftua se të martën është nxjerrë në shitje apartamenti në pronësi të gruas së ndjerë me një vlerë prej 3.7 milionë kron (642.mijë dollarë)./Indeksonline