"Tragjedia, Berisha pergjegjes"
TIRANE - Kryetari i opozites Edi Rama fajesoi dje direkt kryeministrin Sali Berisha per tragjedine e radhes, qe dy dite me pare ndodhi ne liqenin e Butrintit. Rama tha se te tilla ngjarje makabre ndodhin vetem per shkak te mungeses se qeverise, e cila ka lene punet e shtetit per t'u marre me konfliktet private me institucionet e pavarura. "Ne syte e policise se shtetit u zhvillua kete radhe shfaqja makabre e nje tragjedie qe perseri ka pergjegjes te drejtperdrejte shtetin qe mungon, qeverine qe i ka lene punet e shtetit per te bere punet e klanit Berisha dhe kryeministri i cili eshte teresisht i perfshire ne konfliktin e tij privat me institucionet", akuzoi kreu socialist. Rama theksoi se cdo dite e me shume po vertetohet se shteti nuk mbron dot jeten e njerezve e te siguroje ato. Tragjedia sipas kreu te selise roze, eshte nje shprehje shembullore, se Shqiperia eshte e kapur nga te gjitha anet nga korrupsioni. "Ata njerez te shkrete u mbyten ne nje tjeter vrime te zeze te korrupsionit, nje korrupsioni shteteror, sepse shteti permes forcave te sigurise dhe te rendit i eshte mbyllur nje shteg normal kalimi, jo per matane, por per nje ane tjeter te Shqiperise, 25 km larg kufirit, per te hapur nje shtet te paligjshem kalimi, ku sigurisht te shkretet njerez duhet te paguajne", vijoi Rama. Sipas tij, u desh kjo tragjedi, qe kjo vrime e zeze e korrupsionit te dilte ne driten e diellit dhe te bashkohej me gjithe keto vrima te zeza qe jane ne te katerta anet e vendit dhe sektoret e jetes. Rama nuk harroi te permende, se tragjedia ndodhi pikerisht kur Shqiperia eshte ne periudhen kur ne fuqi eshte ende moratoriumi qe ka ngrire plotesisht levizjen e lire te mjeteve. "Ja shembulli se moratoriumi, si te gjitha ligjet e tjera, qe shteti i munguar dhe pushteti i korruptuar i Sali Berishes, ekzekutohet vetem per ata qe respektojne shtetin dhe ligjin, ekzekutohet per ata qe nuk kane nevoje per masa penalizuese per te qene qytetare e qytetare qe respektojne normat e bashkejeteses ne nje shtet", u shpreh Rama. Kreu socialist, theksoi se trafikantet pavaresisht fjaleve e premtimeve te kryeministrit, vazhdojne te abuzojne me varferine, me endrrat e njerezve te shkrete e te pafajshem. Ne keto kushte Rama etiketoi kryeministrin si pergjegjesin e vetem dhe te tellalleve te tij qe per karrigen e deputetit dhe ministrit mbrojne te pambrojtshmen dhe i dalin zot ketyre zullumeve qe i kane neveritur shqiptaret. Rozeta Rapushi