E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Bashkiak i Shkodres, asnje zgjidhje per te pastrehet

Vazhdon ne pafundesi debati per te pastrehet. Per me shume se tre ore keshilltaret bashkiake kane diskutuar ne lidhje me kriteret dhe pikezimin ne lidhje me kerkesat per strehimin e te pastreheve. Edhe kesaj radhe ka deshtuar miratimi i listes se familjeve me statusin e te pastreheve, qe pritet te perfitojne banesa me kosto te ulet. Ne mbledhjen e radhes te Keshillit Bashkiak te Shkodres qe u zhvillua nje dite me pare, debati per te pastrehet ka qene "Thembra e Akilit" e kesaj mbledhjeje. Sipas rendit te dites miratimi i sistemit te pikezimit ka qene pika e parashikuar per diskutim. Por. ne fakt debatet kane precipituar mjaft rende, ndersa asgje nuk ka mundur te dale ne drite. Prej me shume se dy javesh eshte krijuar nje komision qe merret me shqyrtimin e kerkesave per strehim. Sistemi i pikeve do te ishte nje nga kriteret baze per komisionin e ngritur nga ky keshill, qe do te merret me percaktimin dhe nxjerrjen e listes se 40 familjeve, te cilet pritet te sistemohen ne nje pallat te ndertuar me financimin e Entit Kombetar te Banesave. Percaktimi i sistemit te pikezimit eshte nje nga pikat e rendesishme, ku qeveria ia ka atribuuar qeverisjes vendore, me qellim percaktimin strikt dhe rigoroz te personave qe do te perfitojne strehim ne banesa me kosto te ulet. Shperndarja e ketyre pikeve, sipas kategorive, provokoi debate per rreth 3 ore. Keshilltaret e majte, edhe pse ne parim ishin pro nje sistemi pikezimi, kerkuan qe mbledhja te nderpritet per 5 minuta me qellim qe te sqaroheshin edhe nje here ne lidhje me nje rishperndarje te re te pikeve. Po kur ata u rikthyen ne salle, mbledhja nuk mund te vazhdonte, pasi nje pjese e keshilltareve te tjere ishin larguar nga salla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›