E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gezimi, nje jete ne karrige me rrota

Eshte vetem 30 vjec, por fati e ka detyruar qe te perballet me paaftesine fizike te ecjes. Gezim Metaliaj, megjithate, nuk e ka humbur shkelqimin ne sy. Sadoqe shume vite me pare te ardhmen e kishte menduar krejt ndryshe, duke e projektuar sipas endrrave te tij, Gezimi duket se eshte "me kembe ne toke", duke iu permbajtur fort teorise se pershtatjes. Keshtu, ai nuk e ka problem te perballet me fatkeqesine qe i ka ndodhur disa vjet me pare ne menyre aksidentale, duke falenderuar zotin qe te pakten eshte gjalle. Por, 30-vjecarin mjaft dashamires nuk e shqeteson me fakti qe nuk mund te ece me kembet e veta, sepse nuk ekziston mundesia qe ta ktheje kohen mbrapa, por per kushtet ne te cilat, ai dhe bashkevuajtesit e tij jetojne. Ne menyre te vazhdueshme, Gezim Metaliaj ka kerkuar me shume te drejta. Keshtu, 30-vjecari kerkon qe te rritet pagesa e paketes higjieno-sanitare, e cila aktualisht eshte 12 mije leke. "Para pak kohesh na u premtua se kjo shifer do te arrinte ne 30 mije leke, por jemi ende ne pritje", tregon Gezimi. Kerkesa e dyte qe ka ai dhe te gjithe personat e tjere te kesaj kategorie, eshte qe per shoqeruesit e tyre te njihet sherbimi si vjetersi pune. Aktualisht, personave me aftesi te kufizuara u jepen 8700 leke per te paguar shoqeruesit, ndersa ata kerkojne qe kjo pagese te shkoje ne 17 mije leke, ose sa nje page minimale. Gjithashtu, Gezimi kerkon edhe rritjen e mases se karburantit ne 80 litra ne muaj. "Ne kemi nje kuote ne leke, e cila nuk na del dhe nuk na leverdis fare", thote ai, duke shpjeguar se sa here qe rritet cmimi i naftes, rendon ne kurriz te tyre. Gjithashtu, personat me aftesi te kufizuar i kerkojne qeverise t'u siguroje mjetin me te domosdoshem te jetes se tyre, karrocat elektrike. Aktualisht pagesen e paaftesise e perfitojne 116 960 persona ku bejne pjese te verber, para e tetraplegjike, persona te paafte mendore e fizike si dhe invalidet e punes. Nga ky vit ne kuadrin e perpjekjeve per zgjerimin e tipologjise se sherbimit per PAK eshte ndermarre ne nivel kombetar nje veprimtari e gjere qe synon permiresimin e struktures kombetare te sherbimeve sociale per personat me aftesi te kufizuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›