E Hënë, 2 Nëntor 2026

Thoma Mico, padit ne gjykate Keshillin e Ministrave

Tirane- Thoma Mico, ish-kreu i iIspektoratit te Punes, i eshte drejtuar Gjykates se Shkalles se Pare te Tiranes, per te shfuqizuar vendimin e Keshillit te Ministrave. Kerkese padia ka si objekt te saj "shfuqizimin e vendimit". Burime prane kesaj gjykate pohuan se tashme, padia civile i eshte nenshtruar dhe procedures se shortit dhe pritet te nise gjykimi per te. Mico u hoq nga posti i Inspektoratit te Punes pas vendimit te marre nga Keshilli i Ministrave, per largimin e tij nga detyra pasi mbi te, rendonin shume shkelje ne pune. Mico i kerkon gjykates qe ta vleresoje te padrejte VKM-ne, duke e demshperblyer ate per largimin pa te drejte nga puna. Ne ditet ne vazhdim pritet qe gjykata te caktoje edhe gjyqtarin qe do te gjykoje ceshtjen, e cila me vone do te vendose ta pranoje apo jo kerkesen e Micos, per rikthimin e tij serish ne detyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›