Ekstradohet per ne SHBA 23-vjecari nga Shkodra
Tirane- Nje 23-vjecar eshte ekstraduar dje, nga vendi yne ne drejtim te SHB-se.
Besmir Boshnjaku, i lindur ne Shkoder eshte ekstraduar dje rreth ne oren 05:00, pasi
Gjykata e Distriktit te Nju Jork, SHBA, me date 10 korrik te vitit 2007 kishte nxjerre nje urdher arresti. Sipas urdhrit te nxjerre, 23-vjecari akuzohej per vepren penale te "transportimit te automjeteve te vjedhura". Boshnjaku mesohet se me daten 11 korrik te vitit 2007 ishte arrestuar ne SHBA, dhe ishte liruar nga gjykata me garanci pasurore. Sipas te dhenave nga policia 23-vjecari, ne daten 7 nentor te atij viti kishte pasur seancen e pare gjyqesore, ne te cilen nuk ishte paraqitur. Per kete fakt mesohet se gjykata leshoi ndaj tij urdhrin e arrestit per vepren penale te "shkeljes se ligjit federal mbi garancine pasurore". Nga verifikimet e kryera kishte rezultuar se Boshnjaku, ishte larguar nga SHBA ne drejtim te Athines, (Greqi) dhe me pas ishte rikthyer ne vendin tone. Autoritet amerikane e kishin shpallur ate ne kerkim nderkombetar nga Interpol Uashingtoni, ne daten 13 dhjetor te vitit 2007. Nga informacionet si dhe nga verifikimet, policia shqiptare ne daten 19 dhjetor te dy viteve me pare, beri te mundur ndalimin e Boshnjakut ne qytetin e Shkodres. Ekstradimi i tij u realizuar, pas miratimit nga Ministria e Drejtesise ne bashkepunim edhe me Interpol Tiranen.
Vendimi
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder me vendimin numer 70, te dates 1 korrik te vitit te kaluar kishte vendosur lejimin e ekstradimit te Boshnjakut. Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin numer 75, te dates 8 tetor 2008 ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm. Ndersa Gjykata e Larte me vendimin e dates 19 janar te ketij viti, vendosi mospranimin e rekursit te paraqitur nga ana e 23-vjecarit.