E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet "Change R&M", merren 25 mije euro

Tirane- Nje pike e kembimit valutor eshte grabitur nga dy persona te armatosur dhe me maska, mesditen e djeshme. Pronarja e dyqanit, Miranda Spata, 46 vjece eshte kercenuar me nje pistolete, duke iu marre shuma prej 25 mije euro. Ngjarja ka ndodhur ne sheshin "Avni Rustemi". Dy autoret dyshohet te jene larguar me shpejtesi, me nje motor te cilin e kishin lene para dyqanit.

Ngjarja

Grabitja mesohet te kete ndodhur rreth ores 14:00 ne sheshin "Avni Rustemi". Dy personat e maskuar dyshohet te jene vertitur per disa minuta me motor rreth pikes se kembimit valutor "Change R&M". Keta te fundit kane pritur momentin ku brenda ne dyqan nuk ka pasur asnje person, si dhe nga ana tjeter, ne kete rruge nuk ishte duke kaluar asnje qytetar. Burimet nga policia bene me dije se dy grabitesit kane hyre te maskuar dhe menjehere kane nxjerre nga xhepi nje arme, e cila dyshohet te jete e llojit pistolete. Ne dyqan mesohet te kete qene vetem pronarja, te ciles i eshte drejtuar arma, si dhe i eshte komunikuar urdhri i prere "fut ne kete cante te gjitha leket". Me pas dy grabitesit jane larguar me shpejtesi me nje motor, te cilin e kishin parkuar prane dyqanit. Mesohet se shuma e te hollave qe eshte marre nga ana e dy autoreve te paidentifikuar te kesaj ngjarjeje, arrin ne vleren 25 mije euro. Ka qene vete pronarja e dyqanit, ajo qe ka lajmeruar policine. Nderkohe qe ne vendngjarja ka ardhur edhe bashkeshorti i saj Edmond Spata, 48 vjec. Efektiva te Komisariatit Nr.1 si dhe te sektorit te Vjedhjeve me Dhune prane Drejtorise se Policise. Specialistet kane kryer veprimet e para hetimore, si dhe keqyrjen e vendit te ngjarjes. Nga ana tjeter eshte marre ne pyetje edhe vete pronarja e pikes se kembimit valutor.

Hetimet

Sipas burimeve nga policia dyshohet se autoret e kesaj ngjarjeje te jene 20-25 vjec. Kjo ka qene mosha e cila eshte percaktuar nga ana e pronares se dyqanit. Burimet kane shtuar se skema e vjedhjes, eshte e njejta me ato te perdorura dhe heret e tjera,duke ngritur dyshimet qe autoret mund te jene te njejtet me grabitjet e meparshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›