E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtori i Shërbimit Zjarrëfikës, situata paraqitet normale

Drejtori i Shërbimit Zjarrëfikës për Tiranën, Haki Hoxha në një lidhje telefonike per “Ora News” ka deklaruar se tashmë situata paraqitet e normalizuar pasi komuniteti është ndërgjegjësuar. Duke iu referuar dhe situatës kaotike e cila është krijuar në vend, me rikthimin e emigrantëve për të kremtuar lindjen e Jezu Krishtit, ai theksoi se është ngritur një grup pune dhe se 30% e ekipit janë të gatshëm për të qënë në shërbim me logjistikën. Duke e cilësuar gjendjen ne vend, si tejet normale, Hoxha shtoi se dita e djeshme ka qënë e qete, packas ndonje rasti sporadik, i cili ka qënë pa probleme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›