E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu Kushtezimi per gjykaten krijon konflikt me gjyqesorin

Intervista Nenkryetari i KLD-se Mosfunksionimi i gjykates demton qytetaret e biznesin komisioni hetimor eshte nje beteje politike

Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu i ben thirrje Partise Socialiste te miratoje te enjten ligjin per gjykaten administrative dhe te lere menjane kushtet e vendosura per voten ne Parlament. Ne nje interviste per gazeten Shqip Spahiu tha se nga mosfunksionimi i gjykates administrative demtohen qytetaret shteti biznesi pushteti gjyqesor e partneret nderkombetare ndersa komisioni hetimor eshte nje beteje politike mes opozites dhe partise ne pushtet. Kushtezimi i gjykates administrative eshte totalisht i pavend dhe krijon konflikt me pushtetin gjyqesor tha ai duke shtuar se KLD-ja mbeshtet cdo perpjekje te qeverise amerikane per reformen ne drejtesi. Ai tha se mesazhi per politiken eshte qe kjo e fundit te mos transferoje krizen e saj ne pushtetin gjyqesor ndersa saktesoi se problemet imediate te gjyqesorit jane bllokimi ne Kuvend i te gjithe reformes ku renditen shume projektligje apo ndryshime ne kode te cilat mbahen pezull.

Ambasada Amerikane i beri thirrje politikes per miratimin e ligjit per gjykaten administrative. Cili eshte mesazhi i KLD-se ndaj klases politike per kete ceshtje

Ne mbeshtesim hapur cdo perpjekje te qeverise amerikane per te asistuar reformen ne drejtesi dhe ne rastin konkret jemi pjese e partneritetit per krijimin e gjykatave administrative. Ndiejme keqardhje qe asistenca amerikane dhe strategjia per reformimin e ketij sektori po pengohet nga mosarritja e konsensusit parlamentar. Mesazhi im ne kete proces eshte i qarte te mos transferoje politika krizen e saj ne pushtetin gjyqesor.

Ne nje deklarate per mediat thate se refuzimi i votes se PS-se lidhet me pengimin e pushtetit gjyqesor dhe se ka interesa. Ku e bazoni kete fakt

PS kushtezon voten e saj per projektligjin e gjykates administrative me ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet. Qartazi keto jane dy ceshtje te ndryshme. Per mosfunksionimin e gjykatave administrative demtohen qytetaret shteti biznesi pushteti gjyqesor partneret nderkombetare ndersa komisioni hetimor eshte nje beteje politike mes opozites dhe partise ne pushtet. Kushtezimi i gjykates administrative eshte totalisht i pavend dhe krijon konflikt me pushtetin gjyqesor. Opozita kam bindjen do te ndergjegjesohet dhe do te gjeje rruget per ta votuar kete projekt.

A ka pasur kontakte KLD-ja me klasen politike per miratimin e gjykates administrative

Po disa madje dhe publike. Ne kemi qene pjese e bisedimeve te njepasnjeshme ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit i cili ka ndermjetesuar disa seanca degjimore me hartuesit e ligjit por dhe me oponentet e saj. Kemi qene konsekuente me te gjitha partite politike ne lidhje me qendrimin tone.

Gjykata e Larte ka hedhur idene se duhet te kete nje kolegj posacerisht per gjykaten administrative. Si e shikoni kete nisme

Jam ne te njejten linje me ideatoret e Gjykates se Larte dhe madje do te sugjeroja shtimin e numrit te gjyqtareve te Gjykates se Larte per te mbuluar dhomen administrative.

A ka probleme gjyqesori me politiken me mazhorancen dhe opoziten dhe nese po cilat jane

I vetmi problem madhor per momentin eshte bllokimi ne Kuvend i te gjithe reformes legjislative ku renditen shume projektligje apo ndryshime ne kode te cilat mbahen pezull. E gjithe kjo krize politike po transferon ndjeshem paralize parciale te disa institucioneve. Organizimi funksionimi dhe financimi i pushtetit gjyqesor mund te marre fryme vetem nga ecuria e reformave ligjore. Dje Presidenti emeroi 8 magjistrate te shkelqyer ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane te cilet do jene te detyruar te punojne 4 gjyqtare ne nje zyre te gjykojne ne ambiente te mbyllura te administrojne nje ceshtje ne menyre primitive pa kompjuter etj. Pra gjithe investimi per te nxjerre disa kapacitete njerezore te profilizuar dhe me integritet degradon ne nje gjykate te varfer fizikisht dhe ne infrastrukture.

Cilat jane problemet imediate te sistemit gjyqesor krahas gjykates administrative

Buxheti i pamjaftueshem infrastruktura e dobet mungesa e logjistikes niveli jo shume i mjaftueshem profesional prezenca e korrupsionit mosperqasja e legjislacionit material dhe procedural etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›