E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri ne familje plumba mbi te shoqen dhe te birin

Lezhe

Dhjete plumba kallashnikovi ka derdhur mbi te birin i cili ndodhet ne gjendje kome ne Spitalin Ushtarak te Tiranes si dhe tre plumba mbi te shoqen. Ngjarja ka ndodhur ne Lezhe dhe vetem pak kohe pas krimit eshte vene ne pranga 60-vjecari Dhimiter Perpali. Burime nga policia lokale thane se ngjarja ndodhi rreth ores 1940 ne Balldre. Perpali nisi te debatoje me gruan e tij Prenen. Sherri mes ciftit ka degjeneruar me dhune nga ana e kryefamiljarit. Djali 20-vjecar i ciftit Erjoni ka nderhyre per ti ndare duke marre ne mbrojtje te emen. Por ky veprim e ka rebeluar me shume 60-vjecarin i cili ka dale nga banesa dhe ka shkuar te kasollja e bagetive ku mbante te fshehur automatikun. Pak minuta me pas ai eshte kthyer ne banese dhe ka qelluar mbi bashkeshorten dhe djalin e tij duke i plagosur rende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›