Gjendet i vdekur shqiptaro-malazezi
Dyshimet
Nje i ri eshte gjetur i vdekur ne oret e mbremjes ne zonen e Kunes ne Shengjin te Lezhes. Trupi i pajete eshte gjetur nga banore dhe kalimtare te rastesishem te cilet njoftuan policine lokale. Nga hetimet paraprake rezulton se trupi i perket 37-vjecarit Fran Markaj shtetas shqiptar me kombesi malazeze. Policia dyshon se kemi te bejme me nje vdekje aksidentale. Familjaret jane shprehur se i ndjeri kishte dale per te mbledhur bohce pishe. Ne te vertete viktima u gjet pikerisht poshte nje pishe dhe kishte pesuar fraktura te shumta ne trup dhe koke. Sipas te dhenave ai mund te kete rene nga ndonje pishe.