E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshqitja e tokes shembet banesa e familjes me 12 veta

Fatkeqesia

Nje banese dykateshe ne te cilen jetonin 12 persona eshte shembur ne oret e para te mengjesit te djeshem ne zonen e thelle malore te Komunes Shllak ne kufi me Tropojen. Shkak eshte bere rreshqitja e tokes nga reshjet e dendura te shiut. Ne nje komunikim me telefon Gjon Pali ka rrefyer per situaten e ndodhur. Ai shprehet se situata u be e paperballueshme qe nje muaj me pare kur rane reshjet e para. Kjo solli dhe demtimin serioz te shtepise sime e cila thuajse deri ne katin e dyte u mbulua nga dherat. Ne keto kushte u detyruam ta pastrojme vete shtepine por serish demet ishin te medha pasi muret e shtepise pesuan te cara serioze shpjegon Pali. Rreshqitja e tokes nje muaj me pare beri te pabanueshme 10 banesa ne zonen e Shllakut ndersa 30 shtepi te tjera pesuan deme serioze per te ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›