E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i policisë pezullon nga puna shoferin

07/04/2009  Rrahu policin e rendit

GJIROKASTËR - Drejtori i policisë së qarkut të Gjirokastrës, Arben Hyseni, ka pezulluar të hënën nga detyra shoferin e tij, pasi dy ditë më parë ai në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj inspektorit të Policisë së Rendit Gjirokastër. Gentian Mullai, zëdhënësi Drejtorisë së Policisë së qarkut Gjirokastër, tha se, pasi publikimit të fakteve në media, drejtuesi i lartë i policisë lokale i ka kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) nisjen e proceduarave disiplinore ndaj shoferit të tij, Blerim Mëhilli, duke e pezulluar atë nga të gjitha funksionet, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njëkohësisht, zoti Mullai, mohon të ketë pasur përplasje me armë zjarri mes policëve të postbllokut në Urën e Leklit, rreth 10 kilometra larg qytetit të Tepelenës. “Policia lokale ka marrë masa të menjëhershme për ngjarjen e paprecedentë dhe aktualisht materialet hetimore janë përcjellë në Prokurorinë e Gjirokastrës për veprime të mëtejshme”, ka deklaruar Gentian Mullai. Sipas raportimeve, thuhet se mes dy shtetasve ka pasur grindje dhe përleshje fizike, ndërsa është dhunuar inspektori i rendit. Fillimisht ky i fundit e ka ndalur Mëhillin për kontroll dhe ka vërejtur se po i jepte makinës në gjendje të dehur. Kjo ka qenë dhe zanafilla e sherrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›