Plani rregullues, Shkodra mes së “mirës dhe së keqes”
07/04/2009 Konsulenti i kontraktuar nga MPTT prezanton pikat e forta e të dobëta dhe ku duhet ndërhyrë
SHKODER- Qyteti i Shkodrës është futur në fazën e përgatitjes së planit të zhvillimit strategjik urban në sajë të një mbështetjes financiare që ka dhënë Banka Botërore. Ky fakt u bë i ditur dje nga drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës gjatë një takimi ndërmjet konsulentit të kontraktuar “HYDEA & ATELIERE 4” me grupet e interesit. Gjatë këtij takimi kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, u bëri të ditur të pranishmëve në sallën e Këshillit Bashkiak të qytetit se institucioni që ai drejton është i interesuar që planifikimi i qytetit duhet të jetë dinamik, proaktiv dhe i orientuar drejt popullsisë. Nisur nga ky fakt kryebashkiaku Luka theksoi se planet duhet të inkurajojnë investitorët, por gjithmonë duke respektuar nevojat e përdoruesve të qytetit, profilin e tij dhe kushtet mjedisore. Planet rregulluese vijoi Luka duhet të shohin perspektivën e sigurimit të mirëqenien së duhur të jetës, duke ofruar produkte urbane që janë të mirëmbajtura dhe të menaxhueshme, brenda kapaciteteve të tyre dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse.
Pikat e forta e të dobëta
Nga ana e tyre specialistët e konsulentit të kontraktuar “HYDEA & ATELIERE 4” kanë paraqitur studimet që ata u kishin bërë zonave të ndryshme të qytetit në përgatitjen e planit të zhvillimit urban të Shkodrës. Në këto studime specialistët e firmës së kontraktuar kishin marrë parasysh pikat e forta dhe të dobëta të qytetit. Ndër pikat e forta të qytetit të Shkodrës, të paraqitura nga “HYDEA & ATELIERE 4” ishin resurset natyrore, trashëgimia historiko-kulturore, institucionet e ndryshme kombëtare dhe vendore. Këto pika të forta do të merren parasysh me prioritet nga firma kontraktuese, pasi sipas specialistëve të tyre i japin një impakt pozitiv zhvillimit të qytetit dhe e bën atë më atraktiv. Ndërsa në pikat e dobëta të qytetit konsulenti në fjalë paraqiti infrastrukturën e mangët ku bënin pjesë kanalizimet, telekomunikacioni mungesën e faciliteteve publike si shkolla, parqe, vende argëtimi etj, të cilat shiheshin si pengesë për rritjen e shpejtë dhe të dëshiruar të qytetit. Megjithatë, këto pika të dobëta shiheshin dhe të kontrollueshme nga Bashkia e Shkodrës. Në punën e tyre specialistët e “HYDEA & ATELIERE 4” kishin përcaktuar dhe zonat e mbrojtura të Shkodrës pranë liqenit dhe lumenjve, si dhe zonave historiko-muzeale, të cilat duhet të mbeteshin të paprekura nga ndërtimet. Përveç tyre firma e kontraktuar kishte punuar dhe rreth “oportuniteteve” si elemente pozitivë të pashfrytëzuara siç duhet për të sjellë avantazh në zhvillimin e qytetit. Në këto “oportunitete” bënin pjesë infrastruktura kombëtare dhe ndërkombëtare që e lidhnin Shkodrën me Kosovën, Malin e Zi, parqet kombëtare, zonat panoramike, porte e aeroporte. Konsulenti “HYDEA & ATELIER 4 “është kontraktuar nga Ministria e Punëve Publike,Transportit dhe e Telekomunikacionit për të realizuar detyrën e përgatitjes së Planeve dhe Rregulloreve të Zhvillimit Strategjik Urban për bashkitë e Shkodrës, Kamzës, Durrësit dhe të Vlorës. Ky konsulent u arrit të kontraktohej në sajë të një investimi prej 380 mijë eurosh të akorduar nga Banka Botërore. Projekti ka filluar të zbatohet më 7 janar 2009 dhe do të përfundojë në janar 2010.