Vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet autori i parë
07/04/2009 Zbardhet skena e ekzekutimit
Kur ka kaluar një javë e një ditë nga vrasja e Agim Likës në Arrexo të Italisë, policia ka arrestuar si autor të dyshuar Artur Shehun, anëtar i bandës rivale që operonte në tregun e prostitutave. Agim Lika, emigrant me dokumente të rregullta në Itali, ka mbetur i vdekur si pasojë e një përplasjeje midis dy grupeve kriminale shqiptare në qytetin e Arrezos. Viktimë e kësaj përplasje, ka mbetur 20-vjeçari Agim Lika si dhe janë plagosur dy persona të tjerë, ku njëri prej tyre quhet Rodjan Ruçi. Nga hetimet rezultoi se Shehu kishte detyruar Nik Kodrën që ta strehonte, teksa u kapën tek shtëpia e Isuf Peshtanakut. Prokuroria zbardhi të gjithë skenën e masakrës së asaj nate. Zënkat për vajzat janë tipike për shqiptarët dhe vrasja e asaj nate ishte e tillë. Të gjitha vajzat e përziera në këtë histori janë rumune. Dikush nga banda tjetër e ofendoi rëndë njërën prej tyre, teksa e fejuara e Peshtanatukut ulëriti me të madhe kur pa Rodjan Ruçin të mbuluar me gjak dhe përpëlitej në asfalt. Mediat italiane shkruajnë se kështu janë gatuar shqiptarët. Fejohen në Shqipëri me një vajzë shqiptare, e mbajnë atje dhe shkojnë në Itali me rumune që i shfrytëzojnë si prostituta. Tashmë ka filluar procesi gjyqësor ndaj Isuf Peshtanakut, Rodjan Ruçit, Shpëtim Elezit dhe Mirjan Spahos.