Njësitet guerrile të Ramës marrin urdhër të përleshen me policinë. Edvini s’ndalet, kërkon të shkatërrojë edhe sezonin turistik të shqiptarëve
Tashmë është zyrtare se njësitet guerrile të Edi Ramës s’ndalen më para asgjëje dhe synojnë paralizimin e vendit dhe shkatërrimin e sezonit turistik. Provokimet me kritere skizofrenike të deputetëve Pandeli Majko e Alfred Dalipi në Korçë dhe gënjeshtrat ditën për diell të deputetes tjetër Mimi Kodheli, sikur gjoja qenka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Edhe pse përdorimi i gazit lotsjellës parashikohet tek Kodi që rregullon aktivitetin e policisë, shpifja ka mbërritur doza komike pak më vonë, kur mediat e Edvinit u detyruan të shpallin se s’është përdorur gaz lotsjellës, por njëfarë sprajti që mund të ketë të njëjtin efekt.
Vendimi për të paralizuar vendin ka tronditur jo vetëm opinionin publik vendas, por edhe aleatët e BE dhe të SHBA-së.
Përballë bojkotimit që ata po i bëjnë Edi Ramës, duket se shefi i njësiteve guerrile s’ka rrugë tjetër veç të ngujohet edhe vetë, por s’është shumë e qartë, nëse ai do ta kryejë atë gjatë ditës së nesërme, siç edhe raportojnë burime të brendshme nga kryesia e Partisë Socialiste
Kronika
Situata më e rënduar është informuar në qytetin e Korcës. Korrespondetët informojnë se protestuesit nuk i janë përgjigjur apelit të policisë për të mos bllokuar aksin kombëtar dhe nën nxitjen e deputetëve Majko, Dalipi e Kodheli, janë shtyrë të kryejnë veprën penale, që në sajë të ndërhyrjes së forcave speciale ka mbetur vetëm në tentativë. Drejtori i Policisë së Korçës Bernard çaushaj ka deklaruar për mediat se policia ka ndërhyrë konform ligjit per lirimin e rrugeve te bllokuara dhe se nuk është prekur deputeti Pandeli Majko.
Protesta e opozitës vënë në rrezik sezonin turistik
Pamjet e grevave të urisë dhe bllokimit të rrugëve kurrsesi nuk mund të nxisin turistët që të na vizitojnë. Në drejtim të kundërt me atë që po ecën Ministria e Turizmit, e cila ka gati një fushate promovuese si brenda ashtu dhe jashtë vendit për reklaminim e Shqipërisë turistike, ngërçi politik dhe protestat e opozitës duket se do ndikojnë negativisht në ecurinë e këtij sezoni veror. Vetë operatorët dhe shoqatat turistike pohojne se një situatë e tillë, nuk përkrah aspak biznesin e tyre, përkundrazi mund të frenojë grupet e turistëve që të na vizitojnë. Bizneset turistike i kërkojnë polikës që të dalë sa më parë nga kjo situatë për të mosdëmtuar mbarëvajtjen e sezonit turistik veror nëpërmjet prishjes së imazhit të vendit.
...