Berisha: Brenda 2010-s përfundon asfaltimi i të gjitha rrugëve që zbresin drejt detit

Zgjerimi i kabineteve të Teknologjisë së Informatikës, prioriteti i qeverisë për vitin e ardhshëm akademik
Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në mbledhjen e Komitetit për Planifikimin e Strategjive se brenda këtij viti duhet të finalizohen punimet në të gjitha rrugët me dalje pranë zonave bregdetare. “Do përfundojmë asfaltimin e rrugëve që zbresin drejt detit dhe kjo do kthejë kombin me sy nga deti”- deklaroi kryeministri. Kreu i qeverisë theksoi se strategjia e reformave është një dokument themelor. “Por ka një kusht tjetër themelor, monitorimin e zbatimit të saj. Ndaj duhet të ngrihet mekanizmi i monitorimit të strategjisë kombëtare për zhvillim e integrim”- theksoi Berisha. Më tej, shefi i ekzekutivit pohoi se qeveria do të shpallë përparësi bujqësinë, pasi sipas tij përbën një nga potencialet madhorë të vendit dhe deri në 4 vjet ka qenë e skajuar në investime. “Problematikat janë të mëdha, potencailet janë ndër më të rëndësishmet për endin. Bujqësia ka nevojë për një përballje të shumëanëshme. Vuan për një treg jo dhe aq të organizuar, për një komunikimim mes tregut e prodhuesit”, nënvizoi kryeministri Berisha, duke shtuar se një prioritet madhor do i jepet sistemit të vaditjes.
Zgjerimi i kabineteve të Teknologjisë së Informatikës, prioriteti i qeverisë për vitin e ardhshëm akademik Qeveria ka vendosur për të hapur katër fakultete të reja në vend, të orientuar drejt teknologjisë së informacionit. Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë deklaroi se në universitetet e Vlorës, Durrësit e universitete të tjera do hapen 4 fakultete për përgatitjen e ekspertëve në fushën e teknologjisë së informacionit. “Shqipëria duhet të trefishojnë numrin e studentëve në këtë fushë. Po ashtu duhet të procedohet edhe me shkolla të mesme profesionale që të funksionojnë edhe në qarqe të tjera të vendit”, tha ai. Berisha kërkoi nisjen e punës për kurrikulën më të mirë në Teknologjinë e Informacionit dhe kontraktimin e ekspertëve të huaj duke premtuar njëherësh edhe fondin për kabinetet e studimit.
...