Drejtori i rrugorëve pohon: Këtë vit më pak aksidente
18/08/2010 Vullnet Topalli: Në korrik 2010 ndodhën 36 aksidente, vitin e kaluar ishin 42
TIRANË- Drejtori i Policisë Rrugore, drejtues i parë Vullnet Topalli ul alarmin për shifrat e aksidenteve, duke deklaruar se krahasuar me vitin e kaluar, janë regjistruar më pak të tilla. Ai tha se “Kam kënaqësinë t’ju bëj të ditur sot të dhëna që dëshmojnë për një përmirësim të ndjeshëm të sigurisë rrugore në të gjithë territorin e vendit. Riorganizimi i Policisë Rrugore në drejtori më vete dhe struktura të varësisë, në më pak se dy muaj, ka përmirësuar kontrollin dhe ka lehtësuar qarkullimin e automjeteve, ka sjellë menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore si dhe ka rezultuar efikas si në parandalimin e aksidenteve, ashtu edhe në ndëshkimin e kundërvajtjeve nga drejtuesit e automjeteve”. Më tej Topalli shtoi se “Njësitë rajonale të Policisë Rrugore dhe Njësia e Kontrollit të Autostradave, si strukturat kryesore të Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë këtyre dy muajve kanë bashkërenduar veprimet në veçanti për përballimin e fluksit të automjeteve që është shtuar ndjeshëm gjatë sezonit turistik”.
Statistikat
Në korrik 2010 kanë ndodhur 36 aksidente me pasojë humbje jete, ndërsa në korrik 2009 kanë ndodhur 42 të tilla. Topalli tha se “Ju sjell në vëmendje, ndërkohë se gjatë kësaj periudhe në territorin e Shqipërisë ka pasur një fluks shumë më të madh automjetesh në qarkullim se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Drejtoria e Policisë Rrugore i ka kushtuar një rëndësi të veçantë zbatimit rigoroz të masave ndëshkuese ndaj kundërvajtjeve dhe shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. 60.000 masa administrative(gjoba) janë vendosur në korrik 2010 kundrejt 50.955 në korrikun e kaluar, pra 9045 masa më shumë. 1784 leje drejtimi janë pezulluar në korrik 2010, kundrejt 739 leje drejtimi të pezulluara në korrik 2009, pra 1045 më shumë. 2017 automjete janë bllokuar në korrik 2010, kundrejt 810 automjete të bllokuara në korrik 2009, pra afro 1207 më shumë. Bazuar në këto të dhëna mund të them se, duke bërë përllogaritjen në raportet numër aksidentesh me mjete në qarkullim, rezulton se kemi rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve, kjo falë punës parandaluese dhe zbatimit me rreptësi të masave ndëshkimore”. Së fundmi drejtori i Policisë Rrugore u shpreh se e konsideron me shumë rëndësi, dhe për këtë i lutej për bashkëpunim të gjitha mediave, të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit të përdoruesve të rrugës. “Prania e shtuar dhe e vazhdueshme e punonjësve të Policisë Rrugore nëpër akset rrugore të vendit, e po ashtu zbatimi me rigorozitet i masave ndëshkimore mund të sjellin një standard të ri në statistikat e qarkullimit rrugor nëse do të shoqëroheshin me informimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin e përditshëm të përdoruesve të rrugës. Si drejtues i Drejtorisë së Policisë Rrugore dëshiroj t’u bëj një apel të gjithë drejtuesve të automjeteve në veçanti, dhe përdoruesve të rrugës në tërësi, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të dëshmojnë qytetari në përdorimin e rrugës, të respektojnë punonjësit e Policisë Rrugore dhe të bashkëpunojnë me ta. Kështu do të mbrojnë vetën dhe të tjerët”,-tha Topalli.