Kanan Braho: Në Prokurori, ndihem i kërcënuar
18/08/2010 Vlorë, reagon kryetari i Bashkisë së Orikumit pas protestave të dukatasve
VLORE- Kryetari i Bashkisë së Orikumit, Kanan Braho, ka reaguar nëpërmjet një konference për shtyp, për t’ju dhënë përgjigje banorëve të Dukatit, të cilët prej kohësh protestojnë, ndërkohë që një ditë më parë kanë bllokuar Bashkinë e Orikumit, në shenjë proteste, dhe kanë akuzuar kreun e bashkisë Braho për shkelje ligji dhe mos favorizim të dukatasve për marrjen e tokave të tyre, kryesisht atyre të Karaburunit.
Deklarata
Kanan Braho ka dalë dje përpara mediave ku ka deklaruar se: Në asnjë rast, unë si kryetar i Bashkisë së Orikumit nuk kam firmosur asnjë shkresë që bie ndesh me interesat e gjithë komunitetit të krahinës së Orikumit. “Unë, - vijoi Braho, jam dukatas, kam të njëjtat interesa si ata, në çdo rast nuk ju ka munguar firma ime, por as ndihma në çdo instancë apo institucion. Dy herë radhazi me kërkesë të Këshillit Bashkiak kemi kërkuar zgjidhje për çështjen e tokave, shkresa këto zyrtare të prezantuara institucioneve përkatëse në nivel qendror, dhe s’kemi arritur ta zgjidhim siç kërkojnë banorët. Unë ju kam kërkuar dhe ju kërkoj bashkëfshatarëve të mi të dukatit, të mos manipulohen nga segmente të caktuar të sigurimit të shtetit, për t’u përdorur. Zgjuarsia e dukatasve, citoi Braho, nuk mund të keqpërdoret”. Për çështjen e tokave, që kërkojnë dukatasit, Braho u përgjigj, se dosja që depozitohet në AKP, ka disa dokumente, dhe unë si kryebashkiak, në asnjë rast të vetëm e në çdo kohë jam gjendur pranë bashkëfshatarëve të mi. Problemi qëndron se të gjithë dukatasve, përfshi edhe mua, që kam aty pronat e lëna nga stërgjyshi im, na mungojnë dokumente arkivor, për të cilat kemi kërkuar bashkëpunim dhe zgjidhje edhe nga Drejtoria e përgjithshme e Arkivave, drejtores së të cilës i kemi kërkuar takim me një përfaqësi nga Dukati, që kjo çështje të zgjidhjet. Mua më vjen keq vijoi Braho, që në radhët e protestuesve ka njerëz që nuk kanë absolutisht prona në Dukat e Karaburun. Më vjen keq që inteligjenca e dukatasve të keqpërdoret. Dukati s’mund të bëhet big brother, e as të zgjidhë problemet ilegale të ndokujt. Mandej kreu i Bashkisë së Orikumit bëri të ditur një incident të ndodhur ditën e djeshme. Ai tha: “Mbrëmë isha ftuar nga një grup emigrantësh, dashamirës në një nga lokalet e Orikumit, dhe rreth 20 djem, nga protestuesit, kanë ardhur te lokali, dhe falë zotit shmangëm incident të dhunshëm në atë vend. Nuk ka sens vijoi ai, që t’i drejtohesh ashtu një qytetari të thjesht, e ta kërcënosh e jo më një kryetar bashkie. Gjithsesi unë do të depozitoj një kallëzim në Prokurorinë e Vlorës, dhe ju kërkoj forcave të rendit dhe shtetit të marrin masa. Askush nuk mund të paralizoj jetën e një qyteti, sikundër ndodhi bllokimi i rrugës në Orikum për disa orë, kur jemi në pikun e pushimeve dhe turizmit. Kjo zonë ka parë investime, si asnjë zonë tjetër, e kemi ndryshuar tërësisht fytyrën e kësaj zone, dhe do të vijojmë në rrugën tonë për ta bërë numrin një dhe zonë elitare të turizmin. Këto që po ndodhin aktualisht nuk na rrezikojnë, pasi ata që s’duan asfaltin, dritat e zhvillimin janë një minorancë.
Kryebashkiaku i Orikumit, përpara konferencës kishte kërkuar një ballafaqim me protestuesit, çka nuk u realizua për shkak të mosardhjes së tyre, madje edhe protesta e lajmëruar në polici për orën 10.00 të paradites së martës, nuk u zhvillua, pasi përpara bashkisë ku ishte përcaktuar dhe vend protesta nuk u paraqit asnjë protestues, veç forcave të policisë, të shumta në numër.