Drejtori në hall
Kanë kaluar më shumë së dy vjet që kur ndërmarrja publike “Pastrimi”, e cila kujdeset për pastërtinë e disa komunave të vendit, duke përfshirë edhe Prishtinën, është duke funksionuar pa bord.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori aktual i 'Pastrimit", Kadri Ratkoceri, duke ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk mban përgjegjësi për këtë situatë. Megjithatë, kohëve të fundit ai ka filluar të merakoset për mungesën e bordit, sepse sipas tij, edhe përkundër angazhimit të shumtë, një mungesë ë tillë i ka sjellë shumë pasoja ndërmarrjes.
“Sepse fuqia e vendimmarrjes nga bordi është më serioze, sesa vetëm nga një drejtor”, thotë i bindur Ratkoceri për Express.
Sipas tij, një gjë e tillë do të duhej të rregullohej shumë kohë më parë.
“Nëse do të më thoshte dikush që nuk do të kemi bord deri tash, unë kurrë nuk do të besoja”, pohon Ratkoceri,
Ai thotë që secila komunë do të duhej të kishte drejtorin dhe stafin e saj, por nuk e ka.
“Kjo nuk do të duhej të përfillej ligji. Por si duket, një gjë e tillë u konvenon atyre, sepse tash e kanë një udhëheqës dhe i kanë të sigurta aksionet e tyre”, flet i shqetësuar Kadri Ratkoceri. Sidoqoftë, ai shpreson që shumë shpejt kjo ndërmarrje do të bëhet me bord.
Më 30 qershor të vitit 2008, ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) kishte shuar Bordin e ndërmarrjes "Pastrimi" dhe nga atëherë kjo ndërmarrje është pa bord.
Edhe pse AKM-në tash e ka trashëguar Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e njëjta nuk është treguar përgjegjëse për emërimin e bordeve.
Kurse Ratkoceri, në një prononcim të mëparshëm pati thënë që shpreson se AKM-ja, pas emërimit të Bordit, ndërmarrja të ndryshojë edhe statusin, dhe nga ndërmarrje publike të bëhet ndërmarrje komunale.
"Nëse ndodh që të shndërrohemi në ndërmarrje komunale, atëherë nuk do të na duhet të garojmë me kompanitë private për shërbimet që ne mund t'i ofrojmë, pasi që do t'i kemi të garantuara", pati thënë Ratkoceri, edhe pse sipas tij, nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.
Sidoqoftë, ai shpreson që në të ardhmen, kur të hyjë në fuqi regjionalizimi, kompania do të veprojë më lehtë.
“Është pak e pakuptimtë. Në një kompani të vetme, të kenë aksione 7 komuna larg njëra-tjetrës”, tha Ratkoceri.
Derisa drejtuesit e kësaj ndërmarrjeje nuk e ndiejnë veten përgjegjës për të bërë diçka në drejtim të zgjedhjes së bordit të ri, edhe në Komunën e Prishtinës nuk kanë bërë diçka konkrete as për emërimin e përfaqësuesve të vet aty.
Kjo ndërmarrje ka një kontratë me Komunën e Prishtinës, e cila do të duhej të kishte përfaqësuesit e saj aty. Po, edhe pse Komuna e ka të drejtën e saj për ta bërë një gjë të tillë, nuk e ka bërë.
Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, thotë që një gjë e tillë do të bëhet në të ardhmen.
"Aksionarët e Komunës së Prishtinës në ndërmarrjen "Pastrimi" janë caktuar, por jo edhe përfaqësuesit tanë në bordin e saj. Kjo do të bëhet në të ardhmen", sqaron Gashi për Express.
Pastrimi
Edhe pse ndërmarrja publike "Pastrimi", e cila që nga viti 2008 funksionon pa bord drejtues, janë gjithsej 7 komuna të cilat i marrin aksionet e tyre nga kjo ndërmarrje. Para se të shkarkohej nga AKM-ja, në bordin e kësaj kompanie ishin anëtarët nga Prishtina, Lipjani, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova dhe Drenasi. Por me krijimin e komunës së Graçanicës, kompanisë i është shtuar edhe një përgjegjësi më shumë. Komuna e Prishtinës i ka 77 për qind të aksioneve në këtë ndërmarrje, ndërkaq komunat e tjera i kanë vetëm nga 3 për qind.