E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKUK i liron hapësirat

Drejtoria Ekzekutive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të lirojë hapësirat para hyrjeve të klinikave, posaçërisht para Qendrës Emergjente, ku nga parkimi joadekuat i makinave shpeshherë bllokohen hyrjet.

Sejdullah Hoxha, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv në QKUK, ka pasur një takim me zyrtarët e Policisë së Kosovës, nga e cila ka kërkuar që të ndihmojnë në këtë qëllim.

Policia e Kosovës ka premtuar mbështetjen e saj, kurse së shpejti pritet fillimi i zbatimit të këtij plani. QKUK kërkon nga vizitorët të jenë të kujdesshëm kur hyjnë me makina në hapësirat spitalore.

Në raste kur parkohen në vendet joadekuate dhe bllokojnë hyrjet para klinikave, Policia e Kosovës do t'i konfiskojë makinat pa paralajmërim. Që nga dita e enjte, ky vendim do të vlejë edhe për të gjitha makinat civile të cilat i bllokojnë këto hapësira.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›