Drejtoria Arsimore akuzon Bashkinë e Tiranës se nuk investon prej vitesh në 4 shkolla problematike
Rama nuk parashikon në projektbuxhet kërkesat e DAR për rikonstruksionin e shkollave Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës akuzon Bashkinë e Tiranës për fshehje të fondeve, pasi kjo e fundit nuk ka parashikuar prej vitesh asnjë nga kërkesat e bëra nga Drejtoria Arsimore për rikonstruksionin e disa shkollave, ndërsa ka parashikuar karkës që nuk janë kërkuar asnjëherë. Kështu, sipas DAR, në adrës të Bashkisë së Tiranës janë depozituar disa herë kërkesat për të rikonstruktuar katër shkolla të cilat kanë dalë jashtë përdorimit dhe një kopsht në të njëjtën gjendje.
Por bashkia e Tiranë asnjëherë nuk i ka marrë parasysh kërkesat dhe problemet e lartë përmendura, edhe pse këto janë prej vitesh në sirtarët e Bashkisë së Tiranës. Kemi bërë kërkesa të herëpashershme në Bashkinë e Tiranës për të bërë ndërhyrje urgjente, dhe jo vetëm ti parashikoj ato në projektbuxhet që Rama kërkon të miratoj. Por kërkesat tona mesa duket kanë shkuar në veshtë të shurdhëve. Pasi në shkollat që ne i kemi paraqitur si tepër problematike dhe ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, bashkia jo vetëm që nuk ka ndërhyre duke përdorure fondet rezervë, por as nuk e ka marr mundimi që ti parashikoj ato në një nga projektbuxhetet e miratuara në kaq vite ankesë, pohojnë burimet pranë Drejtorisë arsimore. Shkollat në të cilat Drejtoria Arsimore Rajonale, i ka kërkuar bashkisë që të ndërhyn janë: Isa Boletini Ahmet Gashi, Servet Maçi, Siri Kodra, si dhe kopshti Sauk Sipër.Ankesat e DARSipas drejtuesve të Drejtorisë Arsimore Rajonale, bashkia asnjëherë nuk ka parashikuar ne projektbuxhete kërkesat që ata kanë depozituar. Madje po të njëjta burime bëhet me dije se përveç kësaj mos parashikimit të këtyre kërkesave, një tjetër abuzime i bashkisë është se ajo në këtë projektbuxhete ka parashikuar disa pika që nuk i janë kukuar të investohet asnjëherë nga kjo drejtori. Kështu një nga këto parashikime abuzive të bashkisë është pika e parashikuar në projektbuxhet 2010 si ndërtimin e këndeve sportive dhe kalçeto në 6 shkolla. Bashkia ka parashikuar që të ndërtoi kopshtin te bregu i lumit kur ende nuk është miratuar buxheti, dhe na ka ardhur dhe na tha që të lirojmë shkollën nga nxënësit, ndërsa përgjigja që ju dha nga ana jonë ishte se ajo nuk do të bëhet se nuk kishin ku të çonin për mësim fëmijët. Ndaj mendoj se nëse kërkesat e lartë përmendura për të rikonstruktuar shkollat do të ishin marrë parasysh nga Kryebashkiaku, do të vinin të na thoshin, pohojnë burimet. Parashikime të tjera që janë bërë në këtë projekt buxhet janë dhe: Ndërhyrje në sistemin e ngrohjes në 30 shkolla, por nuk jepet asnjë detajim më në zë se në cilat shkolla do të behën ndërhyrjet për sistemin e ngrohjes. Abuzimet Për projektet e sipërcituara, por edhe për shumë të tjera, realizimi do të bëhet me fonde të akorduara nga financues të ndryshëm, por në to janë përfshirë edhe të ardhura nga taksapaguesit shqiptarë. Problemi bëhet më madhor kur mendon se ato të ardhura që parashikohen në projektbuxhet qarkullojnë gjatë vitit dhe në fund zhduken. Situata në realitet mbetet e njëjtë, investime nuk kryhen dhe fondi zhduket. Kjo pikë tepër e debatuar duhet të sqarohet nga kryebashkiaku, i cili në mënyrë të përvitshme planifikon të njëjtat investime dhe për çdo vit kërkon fond. Kjo shkelje, anashkalohet zgjuarsish nga Rama duke i paraqitur Këshillit Bashkiak një projektbuxhet paçavure dhe të pa detajuar dhe në këtë formë investon ku do dhe anashkalon investimet që planifikohen. Por këtë vit çështja u paraqit më serioze pasi Këshilli Bashkiak i solli probleme kryebashkiakut mos detajimin e investimeve dhe vendin se ku do ti çojë taksat e qytetarëve. Por këto nuk janë i vetmi projekt peng i Edi Ramës, pasi ka edhe të tjera, siç mund të jetë ndërtimi i parkimeve nëntokësore, që është shndërruar në një legjendë urbane, apo ndërtimi i banesave sociale për të pastrehët, të cilët deri më tani strehohen në premtimet bosh të Edi Ramës. Por më shqetësuese është fakti se si janë shpenzuar fondet që janë miratuar për 3-4 vite me radhë nga Kryebashkiaku Rama për këto projekte. Pra janë disa projekte të cilat Rama i parashikon për të investuar çdo vit dhe ende nuk ka bërë asgjë.Liri Mëhalla