E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlerësimi i ri për gjimnazet, notat do të fillojnë nga 0

Mund të marrësh notën 4 e nuk arrin të kalosh klasën. Por ka edhe më keq. Nëse nuk përmbush detyrimet e reja me të cilat justifikohet angazhimi në shkollë, regjistrin mund të  ta nxijë edhe nota 0. Vite më parë gjithçka është vënë në praktikë nga mësuesit e lëndëve të ndryshme në shkollat e mesme, kryesisht për të vënë në sedër nxënësit. Por në fund të vitit notat poshtë 4-s nuk përbënin ndonjë diferencë. Në regjistër nuk hidheshin. Tashmë 

 skema e re e vlerësimit do të nisë të aplikohet këtë semestër në vitet e para të gjimnazeve. Gjithçka e konfirmojnë drejtuesit e shkollave të mesme të kryeqytetit. Kështu për të  korrigjuar  njohuritë e nxënësve,do të maten 4 komponentë. Peshën më të madhe do ta kenë provimet me shkrim të lëndës që do të përbëjnë 50% të notës përfundimtare. Veç tyre jo mjaft i rëndësishëm do të jetë edhe provimi në fund të semestrit i cili zë 25% të notës. Por që një nxënës të marrë notën maksimale është e domosdoshme që të kryejë punime vetjake dhe përvetësimi ditor i njohurive. Nga sa bëjnë me dije burime nga drejtoria arsimore e kryeqytetit tashmë janë shpërndarë udhëzuesit që mësuesit do të duhet të përdorin në mbyllje të semestrit për nxjerrjen e notave përfundimtare të secilës lëndë. Konkretisht, përdorimi i kushteve të reja të vlerësimit do të zbatohet duke filluar nga ky vit te nxënësit e viteve të para. Treguesi i vlerësimit të punimeve dhe projekteve, do të mbështet në punën në grup apo individuale që nxënësit kanë zhvilluar për tema të veçanta mësimore të përcaktuara nga mësuesi i lëndës. Nga sa përcaktohet edhe në udhëzim brenda muajit janar  mësuesit e lëndëve përkatëse duhet të zhvillojnë provimin përfundimtar të testimit të njohurive të nxënësit. Rezultatet do të përdoren më pas në nxjerrjen e notës përfundimtare. Nota mesatare do të llogaritet me dy shifra pas presjes dhjetore. Pas përcaktimit të notës mesatare për secilin tregues, mbledhja e rezultateve do të nxjerrë dhe notën përfundimtare, me të cilën do të vlerësohet nxënësi për këtë semestër. Ndërkohë që rezultatet e nxjerra nga mësuesit do të kontrollohen edhe nga ekspertët e drejtorive arsimore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›