Fier, në sitë subjektet tregtare të farërave bujqësore
Në zbatim të një programi të posaçëm Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Fier, në kooperim me Inspektoratin Fito-sanitar të bujqësisë ka ndërmarrë një valë kontrollesh në të gjitha subjektet që tregtojnë impute bujqësore, farëra dhe preparate të ndryshme bujqësore. Sipas përgjegjësit të sektorit këshillimor, Sokol Baboçi, farat, imputet dhe preparatet bujqësore që do të tregtohen në pikat e licencuara do të kenë
markën e prodhimit të tyre në një nga vendet e Komunitetit Evropian. Qëllimi i këtij kontrolli është garantimi i fermerit, për të tregtuar impute me cilësi dhe standarde të realizuara në vendet më të zhvilluara perëndimore. Inspektorati fito-sanitar ka intensifikuar punën dhe me një program pune të veçantë po kontrollon të gjitha subjektet që bëjnë tregtimin e plehrave bujqësore dhe preparateve të ndryshme që përdoren në bujqësi. Ne u bëjmë thirrje dhe i garantojmë fermerët se do të marrin farëra të garantuara vetëm në ato pika që janë të certifikuara nga Drejtoria e Bujqësisë ose nga Enti Shtetëror i Farërave. Ti largohen tregtimit në rrugë, nga tregtarët fantazmë, të pa autorizuar dhe që nuk janë të licencuar, ka përfunduar Baboçi. O. Filka