Drejtoria e Higjienës ndërpret ujin e pijshëm për 2 fshatra
23/07/2010 Pas analizave të kryera rezulton me ndotje të lartë, përzihen me ujërat e zeza
BERAT- Ka qenë një urdhër i Drejtorisë të Higjienës të qytetit të Beratit në bazë të së cilët është marrë masa e menjëhershme për ndërprerjen e ujit të pijshëm për dy fshatra të komunës Otllak. Për të shmangur rrezikun e përhapjes së epidemive në këto ditë të nxehta vere është urdhëruar ndërprerja e ujit të pijshëm deri në një urdhër të dytë. Burime pranë kësaj drejtorie bëjnë të ditur se prej një jave është konstatuar se uji i pijshëm i fshatrave Otllak dhe Orizaj, pas analizave të kryera në disa kampione ka rezultuar me ndotje të lartë bakteriologjike. Për këtë arsye prej një jave banorëve u është bërë e ditur për moskonsumimin e ujit të pijshëm.
Ndotja
Vetë kryetari i komunës së Otllakut Muharrem Hoxha ka bërë të ditur për gazetën se, menjëherë sapo janë informuar për këtë problem, kanë njoftuar të gjithë banorët e 2 fshatrave, të cilët mos të konsumojnë këtë ujë për të pirë, por vetëm për shërbime të tjera vetjake. Ky problem vjen si rezultat i amortizimit të tubacioneve, të cilat janë shumë të amortizuara dhe nuk janë parashikuar për këto dy fshatra. “Ne si komunë kemi bërë kërkesë në ministrinë përkatëse për këtë problem, që projekti për investimin e ujësjellësit të vihet menjëherë në zbatim, që këto fshatra të kenë sa më parë ujë në banesat e tyre”, thotë kryetari i komunës. Nga analizat e kryera nga Drejtoria e Higjienës ka rezultuar se uji që konsumojnë këto dy fshatra kanë pasur ndotje të lartë bakteriologjike, pasi me këtë ujë bashkohen dhe ujërat e zeza, çka paraqet rrezikshmëri të lartë epidemish për këta banorë. Nga ky ujësjellës furnizohen me ujë të pijshëm rreth 2000 mijë banorë, të cilët tashmë do të vuajnë pasojat e mungesës së ujit në këto ditë të nxehta. Nga ana e tyre banorët ankohen se e kanë të pamundur të përballojë financiarisht blerjen e ujit të ambalazhuar në këto ditë të nxehta vere ku kërkesat për ujë janë në rritje.