E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoria e Rrugëve kërkon riparimin e Durrës-Kukës

Drejtoria e Përgjithshme e rrugëve i ka kërkuar kompanisë ndërtuese riparimin e disa akseve të rrugës Durrës-Kukës, e cila është dëmtuar në disa pjesë të saj edhe pse ka përfunduar së ndërtuari vitin e kaluar. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve

në Ministrinë e Transporteve, bëhet e ditur se janë konstatuar dëmtime të rrugës në aksin nga Kukësi në Morin. Sipas Drejtorisë së Rrugëve dëmtimet në autostradë janë bërë shkak për probleme dhe rrezik në qarkullim pasi ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së automjeteve. Konkretisht, mësohet se janë dëmtuar sinjalizimet që tregojnë kufizimet anësore të rrugës, (pjesa fosforeshente) në qytetin e Kukësit dhe në fshatin Breg-Lumë ku kalon rruga. Në këtë zonë, në trasenë e autostradës janë krijuar kanale të cilat më pas janë mbuluar me inerte dhe zhavorr pa një riparim të mirëfilltë. Në zona të tjera malore të rrugës, si pasojë e reshjeve të shiut, dherat kanë rënë në rrugë dhe kanë bllokuar pothuajse njërën korsi të lëvizjes. Rruga Durrës-Kukës përballet këto kohë me një fluks të madh automjetesh që lëvizin Kosovë-Shqipëri dhe anasjellas, për shkak të hapjes së tunelit jugor të Kalimashit si dhe për shkak të sezonit turistik veror.

Eurobondi, ministria pret stabilizimin e tregut
Drejtori i Përgjithshëm i menaxhimit të borxhit publik Xhentil Demiraj ka deklaruar se qeveria shqiptare nuk është tërhequr na emetimi i eurobondit. Demiraj theksoi dje se Ministria e Financave është duke pritur që tregu financiar të stabilizohet. Situata në tregjet e kapitalit u rrit dhe ka vazhduar të jetë turbulente dhe e pasigurt prandaj ministria e Financave vazhdon të monitorojë që të gjejë dritaren oportune për emetimin e eurobondit theksoi Demiraj duke shtuar se qeveria nuk është tërhequr por kërkon marrjen e eurobondit me një kosto të përshtatshme për financimin e deficiteti të buxhetit të shtetit.
Ministri i Financave do të ndjekë interesat në tregjet ndërkombëtare dhe brenda javës së ardhshme pritet që të realizohet emetimi i eurobondit. Kushtet e vështira në tregjet financiare ndërkombëtare detyruan Shqipërinë të rrisë pragun e interesave për marrjen e eurobondit. Kriza greke dhe borxhet e emetuara për shtetin helen kanë rrit interesat në tregjet financiare, të cilat u pasqyrua edhe në eurobondin që pritet të marrë Shqipëria.

Last Updated on E Hene, 31 Maj 2010 19:43

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›