Prodhuesit e vajit të ullirit marrin çmime
Për të dytin vit rresht, me mbështetje të USAID, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit për prodhuesin më të mirë të vajit të ullirit ekstra i virgjër. Në ceremoni ishin të pranishëm ministri i Bujqësisë dhe përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Vajit të Ullirit (AOA). Ceremonia bashkoi së bashku shumë pjesëmarrës duke përfshirë dhe liderët kryesorë të industrisë së vajit të ullirit. Këtë vit në konkurs morën pjesë 16 kompanitë më progresive të përpunimit të vajit të ullirit në Shqipëri. Konkursi ishte bazuar në dy analiza kryesore, analizat kimike të vajit të ullirit ekstra të virgjër dhe nga testimi ndijor nga një panel testuesish të trajnuar me mbështetjen e USAID. Këtë vit fituesit ishin: çmimi i parë, subjekti “Shkalla”, çmimi i dytë, Gjikondi, dhe dy çmimet të treta, EVRM-Musai dhe Ervis Iliazi. Viti 2010 ishte viti i katërt që USAID trajnoi përpunuesit e vajit të ullirit dhe specialistët e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për testimin ndijor të vajit të ullirit. Asistenca e USAID-it ka ndihmuar përmirësimin e cilësisë së vajit të ullirit, shpjegoi Nancy Ash, Konsulente e Programit Konkurrueshmëria e Bujqësisë Shqiptare. “Gjatë katër viteve të fundit cilësia e vajit të ullirit në Shqipëri ka ndryshuar shumë dhe një pjesë më e madhe e prodhimit konkurron me vajin e ullirit ekstra të virgjër të prodhuar në botë”, thanë drejtuesit e aktivitetit. Industria e vajit të ullirit është një nga industritë e shumta që përfiton nga asistenca e USAID-it.
#