E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoria e burgjeve masa për ditën e votimeve

18/06/2005  Drejtoria e Përgjithëshme e Burgjeve po merr masat për t'u përgatitur për zgjedhjet e 3 korrikut. Bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Burgjeve do t'u krijojë rreth 3500 të dënuarve në Shqipëri mundësinë që më 3 korrik të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Ditët në vijim të gjithë stafet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve do të trajnohen dhe do të njohin procedurën, që do të ndiqet për të përmbushur procesin e votimit. Gjithashtu, është parashikur dhe një trajnim i të dënuarve për procedurën dhe mënyrën e zhvillimit të votimit. Duke respektuar Kodin Zgjedhor, ky kontigjent i zgjedhësve shqiptarë do të ndjekë një procedurë më specifike për të votuar. Drejtoria e Përgjithshme e Purgjeve ka përgatitur të gjitha detyrat për rritjen e sigurisë në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. DPB-ja po harton një plan masash të posaçme për të garantuar zgjedhje me standarde dhe në burgjet shqiptare. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithëshme e Burgjeve i ka bërë thirrje të gjitha mediave të shkruara dhe vizive që të akreditojnë gazetarët në këtë institucion, për të ndjekur nga afër procesin zgjedhor në të gjitha burgjet e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›