E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programe doktoraturash në informatikë, inxhinieri e gjuhësi

Këshilli i Ministrave miratoi dje hapjen e disa programeve të reja të studimeve në nivelin e doktoraturës. Kështu në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës do të nisë një program të ri për studimet në doktoraturë. Në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Informatikë”. Ky program studimesh e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009–2010. Kohëzgjatja e këtij programi të studimeve të doktoratës është, të paktën, 3 vite akademike, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara. Kuota e pranimit në programin e studimeve të doktoratës në informatikë, për vitin akademik 2009-2010 është 10. Tarifa e shkollimit, për këtë program studimesh të doktoratës, është 200 mijë lekë të reja dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Njëkohësisht u vendos që të hapen programe doktorature në fushën e inxhinierisë së ndërtimit. Kështu në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, programi i doktoratës, në inxhinieri ndërtimi do të realizohet me tre profile. Do të ketë program në inxhinieri ndërtimi, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Inxhinieri Ndërtimi”. Në inxhinieri hidroteknike, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Inxhinieri Ndërtimi, me profil Inxhinieri Hidroteknike”. Në inxhinieri mjedisi, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Inxhinieri Ndërtimi, me profil Inxhinieri Mjedisi”. Ky program studimesh e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009–2010. Kohëzgjatja e këtij programi studimesh të doktoratës është, të paktën 3 vite, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara. Kuota e pranimit në këtë program studimesh, për vitin akademik 2009-2010, është 14. Tarifa e shkollimit, për këtë program studimesh të doktoratës, është 200 mijë lekë të reja dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës. Qeveria vendosi edhe hapjen, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës. Do të ketë programe në “Kërkime gjuhësore”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Kërkime Gjuhësore” si dhe në “Studime letrare”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Studime Letrare”. Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009–2010. Kohëzgjatja e programeve të mësipërme të studimeve të doktoratës është, të paktën, 3 vite akademike, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara. Kuotat e pranimit në këto programe studimi, për vitin akademik 2009-2010, janë në “Doktoratë në Kërkime Gjuhësore”, 60 kuota dhe në “Doktoratë në Studime Letrare” 15 kuota, në “Doktoratë në Kërkime Gjuhësore” 6 kuota dhe në “Doktoratë në Studime Letrare” 2 kuota. Tarifa e shkollimit, për këto programe studimesh të doktoratës, është 200.000 mijë lekë të reja dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë i Universitetit të Tiranës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›