Drejtuar Kryeministrit te Shqiperise prof. dr. Sali Berisha
I nderuar z. Kryeminister ne qe po ju shkruajme jemi nje grup i madh studentesh te Fakultetit te Shkencave te Natyres ne Universitetin publik te Tiranes. E shkruajme kete leter ne kohezion edhe me shume studente te tjere qe studiojne ne fakultetet e tjera te ketij universiteti. Ka kohe qe shume studente ne shume fakultete kane ngritur shqetesimin mbi aplikimin me te shemtuar te mundshem qe po i behet Kartes se Bolonjes ne kete institucion nje karte e cila standardizon ne te gjitha vendet firmetare nivelin europian te mesimdhenies ne arsimin e larte por gjithashtu garanton dhe cilesine e diplomimit te studenteve te sotem te cilet do te jene teknicienet e se nesermes.
Nje nga pikat me te shemtuara qe ne Karten e Bolonjes nuk ekziston por qe ketu aplikohet ende eshte stazhi edhe pse realiteti social-ekonomik sot ne Shqiperi nuk eshte me ai i 20 viteve me pare.
Karta e Bolonjes lindi per te plotesuar disa nevoja. Ajo lindi si nevoje standardizimi per tregun europian te punes por edhe per tju afruar me teper nevojave dhe mundesive te studenteve per te bere sa me te mundur mundesine e arsimimit ne realitetet e reja social-ekonomike. Me gjithe veshtiresite ne studentet nepermjet forumeve tona perfaqesuese te njohura nga ligji dhe rregullorja e UT-se nuk kemi kerkuar ndryshimin radikal qe eshte heqja e stazhit por nje kompromis te pranueshem nga te dyja palet si per ne edhe per stafin akademik qe eshte ulja e numrit te krediteve per kalimin ne vitet pasardhese edhe pse ky fakultet ka shkallen e veshtiresise nga me te lartat ne gjithe fakultetet. Duhet theksuar se fakultete te tjera ne Universitetin e Tiranes e kane abroguar me kohe stazhin ndersa disa fakultete te tjera kane ulur numrin e krediteve ajo qe ne kemi kerkuar por qe per fat te keq eshte refuzuar gati me prepotence nga Keshilli i Fakultetit.
Duke qene se kemi perdorur te gjitha menyrat qe parashikon rregullorja e cila na njeh 20 te fuqise zgjedhese te strukturave drejtuese te universitetit fatkeqesisht kjo rregullore nuk na jep me te njejtin ze kur vjen momenti per vendimmarrje. Ku ne studentet jemi grupi i vetem dhe kryesor i interesit. Kjo do te thote deformim vullneti dhe nuk eshte aspak shembull i mire per kete brez intelektualesh qe po del se pervec sakrificave qe bejme pesojne dhe indiferencen e nje institucioni i cili financohet totalisht prej taksapaguesve shqiptare.
Ne keto kushte pervec protestes nuk na ka mbetur gje tjeter per ta zgjidhur kete ngerc por nje fjale na dha shprese. Fjala juaj z. Kryeminister qe fakultetet nuk jane me kazerma ndeshkimi.
Per fatin tone te mire liberalizimi i vizave eshte shume prane dhe eshte nje hap i madh drejt integrimit. Ky proces shembi nje mur. Por duhet te theksojme se kete integrim zoti Kryeminister duhet ta shtrijme edhe me tej. Ashtu si Presidenti Regan i drejtohej Gorbacovit nga Berlini per te shembur ate mur famekeq edhe ne sot ju drejtohemi nepermjet kesaj letre
-Zoti Kryeminister ju lutemi ta shembim se bashku kete mur burokracie.
Le ta shembim te gjithe kete mur ashtu si ne lsquo90-n ju zoti Kryeminister bashke me studentet shembet murin e diktatures. Le ta shembim kete mur ashtu si ju dhe qeveria juaj shembet murin e levizjes se lire. Na ndihmoni te shembim muret e burokracise ne institucionin me te madh publik shkencor e kulturor te Shqiperise qe kultura dhe shkenca te jene me produktive qe brezi i ri te kultivoje i qete dhe i lire dijet e veta dije me te cilat neser do ti sherbejme vendit dhe na besoni ky do jete sherbimi me i madh qe mund ti bejme integrimit dhe se ardhmes se ketij vendi.
Duke shpresuar ne ndihmen tuaj per zgjidhjen e ketij problemi dhe duke ju uruar pune te mbare mirepresim me shprese reagimin tuaj.
Me respekt
Studentet e FSHN-se