E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manny Pacquiao kur boksi dhe politika bashkejetojne

I lindur ne nje zone te varfer te Filipineve kishe dy endrra te behej boksier dhe te hynte ne politike per te ndihmuar njerezit. I ka realizuar te dyja

Pacquiao eshte ndoshta boksieri me i forte ne bote dhe prej disa muajsh anetar i Parlamentit filipinas. Ate mbremje sapo ishte kthyer nga Amerika ku kishte zhvilluar nje ndeshje te rendesishme boksi. Pacquiao eshte sponsori kryesor financiar i festes se fondacionit Alabel me qender ne Sarangani province ne Filipinet jugore dhe vendi qe ai perfaqeson ne Parlament. Ne ishullin e Mindanos te varferuar dhe te shtypur nga dhuna dinastite e tipit feudal dominojne me shume se ne zonat e tjera te vendit. Por fale pasurise se tij Pacquiao qe ka lindur ne nje nga lagjet me te varfra te kesaj zone pak i shkolluar dhe flet anglisht me shume veshtiresi ka arritur te sfidoje Roy Chingbian nje anetar i klanit qe ka themeluar Sarananin dhe anetar i Parlamentit prej 30 vjetesh. Pacquiao u betua si deputet ne daten 28 qershor. Zgjedhesit votuan per te dhe ne duhet ta pranojme thote Steve Solone 39 vjec zevendesguvernator dhe nip i politikanit qe u mund nga Pacquiao. Disa dite me perpara Pacquiao mori pjese ne nje sesion parlamentar ne Manila. Qe nga dita e zgjedhjes ka kryer disa diskutime ku me i rendesishmi ishte ai per tregtine e qenieve njerezore. Ai eshte bere nje figure e rendesishme ne komisionin per realizimin e zhvillimit te mijevjecarit te Kombeve te Bashkuara te drejtuara nga Imelda Markos ish-zonja e pare dhe anetare e Parlamentit. Boksi dhe politika ishin endrrat e tij qe femije. Dua te ndihmoj njerezit sidomos ne provincen time. Ka njerez shume te varfer. Do me pelqente te kujtohesha jo vetem per eksperiencat e mia ne ring por edhe per faktin se i kam sherbyer popullit tim. Pacquiao eshte nje nga sportistet me te pasur ne bote. Sipas revistes Forbes ka fituar 40 milione dollare ne vitin 2009 dhe u flet me ti yjeve te Hollivudit. Por ne Filipine angazhimi i tij ne favor te te pasurve ka marre hov fale historise se tij personale. Ai eshte rritur ne qytetin e General Santos ne nje lagje qe ende sot eshte nje labirint rrugesh te ngushta dhe shtepish te shkaterruara pavaresisht dy pallateve te blera nga Pacquiao per te emen dhe vellain. Boksi ne kete vend eshte shume i perhapur. Pacquiao ashtu si shume te tjere ka kerkuar te boksi nje rrugedalje nga getoja. Ne moshen 14-vjecare u largua nga shtepia dhe u vendos ne Manila ku disa vite me vone u be profesionist shume i zoti.

Para me thase

Pak para nisjes se seances ne Parlament Pacquiao duket i qete teksa ben shaka dhe qesh me koleget. Mund te behet senator me tregon Antonio Tinio 40-vjecar i zgjedhur ne Parlament prej pak kohesh. Tinio shpjegon se me nje kandidat qe ka kaq shume popullaritet sa Pacquiao nuk eshte e thjeshte te zgjidhesh ne senat. Per tu bere president apo guvernator i ndonje province eshte e nevojshme te ndertosh nje makine elektorale qe mund te behet vetem me kalimin e kohes. Por Pacquiao ka treguar se di te mesoje shume shpejt. Ai kandidoi per here te pare ne vitin 2007 i bindur se popullariteti i tij do ta ndihmonte te zgjidhej perfaqesues i zones se General Santos-it. Kesaj here e nisa punen dy vjet perpara zgjedhjeve tregon deputeti boksier. Pasi vendosi qe te kandidonte ne Sarangani provinca e origjines se gruas se tij Pacquiao krijoi lidhje me kreret e ketyre zonave duke hedhur shume para ne qarkullim. Reynaldo Costandino 51 vjec kryetar i nje prej shtate komunave qe perfshin Saranganin ka shpjeguar se qe prej vitit 2007 ka marre plot 1.6 milione dollare nga Pacquiao per ti investuar ne projekte te ndryshme ne distriktin e tij. Sa here qe ka pasur nevoje per Ndertimin e imazhit te tij kryetari i eshte drejtuar Pacquiaos. Ne Filipine parate jane faktori kryesor per te fituar zgjedhjet tregon Costantino. Edhe pse eshte shume popullor pa para nuk do te kishte fituar. Ashtu si shume qytetare qe e kane votuar Costantino shpreson qe Pacquiao do ta perdore pasurine e tij personale per te kontribuar ne zhvillimin e Saranganit nje province qe jeton me bujqesi dhe peshkim. Ai tregon se po punon shume per te terhequr investitore ne zonen e Saranganit dhe se eshte i angazhuar per te ndertuar nje spital te ri dhe per te hartuar projekte qe mund te permiresojne jeten e njerezve Do perpiqem sa te mundem ti ndihmoj tregon. Pervec nje mije e nje angazhimeve qe lidhen me sportin boksieri i famshem tregon se Manila po merret me projektin e kombeve te Bashkuara dhe ndertimin e Saranganit. Ai shton se kurre nuk ka mbajtur nje qindarke nga fondi prej 1.6 milione dollaresh qe secili deputet merr cdo vit per zonen qe perfaqeson ndryshe nga shume kolege te tij. Nuk kam nevoje per ato para. Shpesh shtoj te tjera nga vetja per ti bere gjerat ashtu si duhet perfundon boksieri 32-vjecar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›