E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesi historik i BBC, pranon abuzimin me 13 të mitura

Njëri nga drejtuesit historik të BBC, Stuart Hall tashmë 83 vjeç, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht në të kaluarën e tij me 13 vajza të mitura.

Ky fakt u deklarua nga Prokuroria e cila po heton mbi këtë rast, ku Hall cilësohet si një “gjahtar përfitues” për shkak të profesionit të tij si prezantues radiofonik dhe televiziv, si dhe i famshëm prej programit “It's a Knockout” gjatë viteve ’70-’80, shkruan noa.

Ngjarjet për të cilat akuzohet 83 vjeçari i përkasin periudhës mes viteve 1976 dhe 1989, ndërsa më e vogla e viktimave të tij ishte 9 vjeç, kur u abuzua.

Që të gjitha vajzat e abuzuara, kanë dhënë dëshmi të ngjashme dhe të tmerrshme lidhur me ato që kanë pësuar, ku i akuzuari i afronte miqësisht dhe më pas sapo i çonte në një vend të izoluar abuzonte seksualisht me to.

Stuart, fillimisht i kishte mohuar akuzat, por më pas pranoi gjithçka gjatë një seance të mbajtur në fund të prillit, por e publikuar vetëm dje nga Prokuroria, ndërsa seanca e radhës gjyqësore në ngarkim të tij pritet të mbahet më 17 qershor.a.y/noa./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›