Benedicti XVI kthehet në Vatikan

Ish-udhëheqësi i Kishës Katolike, Benedicti XVI, do të kthehet në Vatikan, dy muaj pas dorëheqjes së tij historike nga detyrat e papatit.
Ai do të jetojë në një manastir të rinovuar, i cili nuk është larg vendit, nga ku Papa Françesku udhëheq Selinë e Shenjtë.
Benedicti XVI, tani papa emeritus, ka jetuar në kështjellen Gandolfo - rezidencën verore të papatit, e cila ndodhet në jug të Romës - qysh më 28 shkurt, transmeton Rel.
Në fjalimin e fundit pas dorëheqjes, ai ka thënë se do të jetojë “i fshehur nga bota”.
AFP shkruan se është hera e parë në historinë e Vatikanit që papa i kaluar dhe ai i tanishëm do të jetojnë afër njëri-tjetrit./Indeksonline/