Novobërdë: Zjarri shkatërroi 15-20 hektarë pyje

Njësiti i zjarrfikësve të komunës së Novobërdës, në bashkëpunim me atë të komunës së Gjilanit, për dy ditë rresht kanë vepruar për të shuar zjarrin në komunën e Novobërdës, ku si pasoj e zjarreve janë djegur përafërsisht 15-20 ha pyje, duke përfshirë edhe pyje halore që janë shkatërruar totalisht, deklaroi Sami Vllasaliu, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Shpëtimit.
Si transmeton rajonipress, Vllasaliu ka treguar se zjarri ka shpërthyer në zonën kadastrale të Koretishtës, në kufi me komunën e Gjilanit, afër vendbanimit Bresalc.
Vllasaliu tha se në këtë aksion kontribut kanë dhënë edhe pylltarët që janë përgjegjës për ruajtjen e pyjeve, kurse në bazë të informatave preliminare dyshohet se përgjegjës mund të jetë faktori njeri.
Vllasaliu apeloi tek qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm në ruajtjen e pyjeve, si dhe të lajmërojnë menjëherë në rast të paraqitjes së zjarreve./Indeksonline/