Tufa mushkonjash edhe në Shkup

Tufa mushkonjash mbrëmë pati edhe në Shkup, veçanërisht në parqet dhe afër lumit Vardar. Më të numërta ishin në lagjet dhe në komunën Aerodrom dhe në rajonin qendror të qytetit.
E njëjta dukuri u paraqit dje në orët e mbrëmjes edhe në Sarajevë dhe në qytete tjera të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Paraqitja e mushkonjave, siç supozohet është shkaktuar nga rritja e përnjëhershme e temperaturave për këtë periudhë të vitit, transmeton INA. Bëhet fjalë për një fenomen natyror sepse në të njëjtin moment kanë dalë deri në katër gjenerata mushkonjash./Indeksonline/