Elbasan, plagoset rëndë një 55-vjecar në uzinën e Kurum
ELBASAN- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në ambientet e kompanisë turke “Kurum” në Bradashesh të Elbasanit. Një punëtor i kësaj firme është aksidentuar në punë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Sipas policisë që ishte në vendin e ngjarjes, “viktimë e aksidentit të radhës është 55-vjeçari Pëllumb Balilaj, ndërsa aksidenti i rëndë ka ndodhur pas shpërthimit të njërës prej depozitave të mazutit”. 55-vjeçari Balilaj, së bashku me shokët e tij të turnit, ato momente ndodhej pranë një depozitë, në frontin e tij të punës.
Për shkaqe ende të paqarta, një nga depozitat ka shpërthyer duke shkaktuar flakë në mjediset e uzinës. Për pasojë, 55-vjeçari Balilaj është përplasur disa metra larg vendit te shpërthimit dhe ka pësuar djegie të shumta në trup. Sipas mjekeve gjendja shëndetësore e tij për shkak të shkallës së djegies, është mjaft e rëndë. Sejfulla Metko, shef i policisë së Elbasanit ka bërë të ditur se pas administrimit të provave në vendin e ngjarjes, janë shoqëruar për hetim disa persona.
(m.a/News24/BalkanWeb)