Velipojë, nuk ka ende asnjë datë për nisjen e sezonit turistik
VELIPOJë- Moti i paqëndrueshëm dhe vazhdimi i investimeve në plazhin e Velipojës kanë bërë që sezoni turistik në këtë zonë të mos nisë ende, ndërsa akoma nuk jepet data e saktë se kur do të fillojë zyrtarisht sezoni turistik.
Ndonëse kanë filluar aksionet e pastrimit të bregut të detit, nuk mund të thuhet e njejta gjë për qendrën rreth shëtitores së plazhit. Grumbuj inertesh dhe mbeturinash pa fund, janë imazhet që përcillen nga kjo pikë turistike. Kreu i komunës së Velipojës, në një intervistë për Neës 24 rithekson se të gjitha mbeturinat do të pastrohen, pasi po vazhdojnë investime dhe riparimi i infrastrukturës rrugore në shëtitoren e plazhit.
Plazhi i Velipojës ndodhet në jugperëndim, rreth 30 km larg qytetit të Shkodrës. Ky bregdet është një perlë e natyrës shqiptare, ku gërshetohen, deti, lumi, plazhi, pylli, laguna dhe mali. Gjatësia e plazhit është 4 km, e preferuar nga shkodranët Velipoja është padyshim pika ku veriorët mbajnë frymën në ditët përvëluese të verës. Piku i pushimeve në këtë plash, nis prej 1 korrikut deri në gjysmën e parë të muajit shtator.
(m.a/News24/BalkanWeb)