E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesit e “Vatra”-s: Gazeta “55”, një dritare ku ne kultivonim atdhetarinë

Drejtuesit kryesorë të federatës së diasporës shqiptare në SHBA “Vatra” vizituan dje mjediset e gazetës “55”, duke theksuar besnikërinë ndaj të përditshmes, por edhe marrëdhënien e ngushtë me të gjithë publicistët që përcillnin realitetin e vërtetë në Tiranë. Në prag të 28 qershorit, drejtuesit e Vatra-s konfirmuan solidaritetin e ideve me drejtorin Fahri Balliu, por edhe me lidershipin e Partisë Demokratike të martën pasdite, në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, mbërriti një delegacion nga diaspora shqiptare në SHBA, i kryesuar nga dy nënkryetarët e Shoqatës “Vatra”, Dr. Gjon Buçaj dhe Agim Rexhaj, si dhe anëtarët e kryesisë, biznesmeni i suksesshëm Zef Balaj, aktivistët Zabit Bytyçi, Ibrahim Kolari e Ylber Pilku, si dhe gazetari i njohur, Beqir Sina. Përfaqësuesit e diasporës kanë ardhur në mbështetje të fushatës dhe përkrahje të Partisë Demokratike, duke sjellë edhe mesazhin e vatranëve për këto zgjedhje. Vatranët, si gjithmonë e kanë mbështetur PD dhe të djathtën shqiptare për arritjet e tyre gjatë këtyre viteve. Në mënyrë të veçantë ata vlerësojnë anëtarësimin e Shqipërisë me të drejta të plota në NATO, rolin e Shqipërisë në pavarësinë e Kosovës, ndërtimin e rrugës që lidh Shqipërinë me Kosovën, arterien e kombit, siç e kanë quajtur, si dhe vënien në dispozicion të Portit të Shëngjinit për Kosovën. Janë këto arritje të qeverisë shqiptare që kanë entuziazmuar edhe diasporën shqiptare në SHBA, e cila i është mirënjohëse kësaj qeverie për çka bëri këto 4 vjet. Vatranët thonë se ne nuk do të kursejmë asgjë për të mbështetur dhe përkrahur të gjitha arritjet e shteti shqiptar në demokratizimin e vendit dhe rrugën e reformave për arritjen  këtyre rezultateve të deritanishme. Vatranët erdhën në Shqipëri me ftesë të qeverisë shqiptare dhe personalisht kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në inaugurimin e rrugës Durrës-Kukës. Ata do të kenë edhe takime të ndryshme edhe me anëtarë të qeverisë dhe kandidatët për deputetë   

Dita e djeshme nisi me një vizitë të delegacionit të Vatra-s në një qendër votim të njësisë numër 4, ku ata u njohën edhe më përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore dhe pajisjen e KZAZ-ve me të gjithë logjistikën elektronike që kërkon një eveniment i tillë. Më vonë delegacioni i Federatës Panshqiptare “Vatra” bëri një vizitë në mjediset e redaksisë së gazetës “55”. Ata u pritën nga drejtori Fahri Balliu i cili i njohu me aktivitetin publicistik 12 vjeçar të stafit të gazetës, i cili nderonte emrin e kësaj medieje; pra nderonte edhe përpekjejet e të gjithë antikomunistëve, të cilët prej dekadash kërkonin që Shqipëria të integrohej plotësisht në familjen evropiane. Pjesëtarët e delegacionit të “Vatra”-s vlerësuar kontributin publicistik të gazetës “55” dhe themeluesit të saj, zotit Balliu, si dhe shprehën besnikërinë e tyre në bashkëpunimin në tandemin antikomunist “Vatra-55”. Nënkryetari i federatës “Vatra” vlerësoi kontributin e publicistit Balliu në përçimin e ideve të lirisë e të demokracisë në të gjithë botën shqiptare, ndërkohë që pjesëtarë të tjerë të delegacionit të diasporës shqiptare u ndalën në marrëdhënien e tyre të rëndësishme me kontributin e përditshëm të së përditshmës mbarëkombëtare “55”.

Në mbrëmje, delegacioni i diasporës shqiptare në SHBA mori pjesë në një manifestim elektoral të Partisë për Demokraci dhe Integrim (PDI), partia që mbron të drejtat e mohuara të komunitetit çam, ndërkohë që sot në mesditë do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së autostradës kombëtare Durrës-Prishtinë, segmenti Rrëshen-Kalimash. 

Delegacioni i “Vatra”-s largohet nga Tirana, të shtunën, në vigjilje të sprovës elektorale të 28 qershorit

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›