E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drekë bamirësie për jetimët, Topi: E ardhmja e tyre detyrim

TIRANE- 120 fëmijë jetimë nga të gjitha rrethet e vendit janë bashkuar mesditën e sotme në një drekë bamirësie të sponsorizuar nga Eagle Mobile dhe organizimin e Institutit Kombëtar të integrimit të Jetimëve shqiptarë. Ashtu si dhe një vit më parë kjo kompani ka qenë pranë fëmijëve jetimë duke u dhuruar atyre buzëqeshje. I pranishëm në këtë drekë ka qenë edhe presidenti Bamir Topi sëbashku me familjen e tij. “E ardhmja e sigurtë e këtyre fëmijëve detyrim i shoqërisë, institucioneve dhe shkollave” është shprehur presidenti Topi në fjalën e tij. “Ne jetojmë të tashmën por më shumë mendojmë për të ardhmen dhe e ardhmja padyshim jeni ju. është detyrim i shoqërisë, detyrim i institucioneve, detyrim i shkollës, detyrim i atyre njerëzve të ndjeshëm që ta mbulojnë këtë boshllëk. Nesër shumë shpejt do të jeni qytetarë të një Shqipërie që është pjesë e Bashkimit Europian ku të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e jetimëve do të jenë më të institucionalizuara.” theksoi Topi. Ndërsa drejtori i Eagle Mobile ka theksuar se kompania e tij synon që këta fëmijë ti bëjë më të qeshur ndaj do të vazhdojë tu gjendet pranë. “Ne e shpallëm vitin 2009 si vitin e fëmijëve jetimë , ne dhamë 20 bursa studimi për këta fëmijë. Qëllimi ynë është të kemi sa më shumë fëmijë të qeshur, të gëzuar e të kënaqur nga jeta e tyre”. Pas fjalimeve të rastit, drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të jetimëve shqiptarë i ka dorëzuar zonjës së parë Teuta Topi titullin simbol i vlerave humane për kontributin e vecantë që ka dhënë ëpr fëmijët jetimë. Më pas 120 fëmijët kanë marrë dhuratat që Eagle Mobile kishte përgatutir për ta. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›