Korcë, moti i keq lë pa drita banorët e Moglicës
KORCE- Moti i keq në rajonin juglindor ka lënë pa energji elektrike banorët e Komunës së Moglicës në Korcë. Më tepër se 10 fshatra po kanë mbi 48 orë pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimit të rrjetit të nënstacionit elektrik nga reshjet e dendura të borës. Ende nuk dihet se kur do të rinisë furnizimi me energji në këtë komunë. Ndërkohë burime nga OSSH bëjnë të ditur se po punohet për rithimin e energjisë elektrike ndonëse në një terren aspak të favorshëm për shkak të ngricave dhe trashësisë së borës në këtë zonë të thellë malore. Ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur për disa orë edhe në Komunën e Lekasit.(m.a/News24/BalkanWeb)