Berisha: 100 vjetori i Pavarësisë të mos jetë barut për të kaluarën
Kryeministri Berisha ka mbledhur Komitetin Ndërministror për përcaktimin e axhendës me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë vuri në dukje rëndësinë e këtij viti jubilar, ndërsa shtoi se kjo festë e shqiptarëve nuk do të kishte kuptim nëse sot Kosova nuk do të ishte e pavarur.
Ndër të tjera, ai u shpreh se 100-vjetori pavarësisë së Shqipërisë, duhet të na shërbejë si një shpresë dhe besim në të ardhmen.
Ky 100 vjetor tu shërbejë shqiptarëve për tu njohur me të vërtetat më të rëndësishme të vendit dhe kombit të tyre, tu shërbejë shqiptarëve, jo si një barut për të kaluarën, por si një shpresë e bashkim për të ardhmen.
“Imagjinoni sikur të festonim këtë 100-vjetor pa Kosovën e pavarur. Flamuri duhet të jetë në gjysëm shtizë. Duhet një konceptim universal, me të cilën nënkuptoj botën shqiptare- tha më tej ai.