E Diel, 1 Nëntor 2026

Dren Caka, i mbijetuari i vetëm i Luftës së Kosovës

Autori i Lajmit: Androkli Dralo
“Daily Telegraph”

Vankuveri është pothuajse 10.000 kilometra nga Kosova, por Dren Caka e viziton vendlindjen e tij shumicën e netëve. Gjatë ëndërrave të tij ai kthehet në shtëpinë e tij në rrugën “Milosa Gilica” në Gjakovë. Në qytetin ku ai ka jetuar me familjen e tij të madhe, në sallën e pishinës së Luli Vejsës, mikut të familjes. Më në fund, në momentet e tij më të errëta, ai ndërmerr një udhëtim për në shtëpinë e Lulit, natën e 1 prillit, kur erdhën serbët. “Kam shumë makthe”, - thotë ai duke vështruar mbi ndërtesat rrëzëllitëse në Vankuver. “Natën nuk mund të fle dhe ndihem vazhdimisht i lodhur. Shpesh më krijohen qeska nën sy”. Tani ai flet me një theks kanadez dhe në pamje dhe sjellje duket si një i ri tipik nga Amerika Veriore. Megjithatë, historia e tij e ndan nga shokët që nuk njohin gjë tjetër përveç paqes dhe begatisë përtej Oqeanit Paqësor. “Po të më shihni duke ecur përballë jush do të mendoni se ai është thjesht një fëmijë normal , por unë nuk jam i tillë. Kur u them atyre...Kur u them miqve të mi, ata mbeten pa fjalë”. Dren Caka është i mbijetuari i vetëm, i mbijetuari i mbinatyrshëm i një prej pjesëve më famëkeqe të luftës: i masakrës së 19 grave dhe fëmijëve me gjithë nënën dhe 3 motrat e tij nga policia serbe. Kosova është fshirë pothuajse nga kujtesa e njerëzve, pas ngjarjeve sizmike të 11 shtatorit 2001, dhe atyre që vijuan më pas. Tani Slobodan Milosheviçi nuk jeton më, dhe shumë nga ndihmësit e spastrimit etnik të ish-provincës serbe, kanë marrë dënimet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë në Hagë. Gjithsesi, lufta vazhdon ende të vërtitet si hije mbi njerëz si Dreni. Ai ishte vetëm 10 vjeç në mars të 1999-ës, kur serbët nisën fushatën e tyre të spastrimit dhe vrasjeve kundër popullsisë me kombësi shqiptare që përbënte pjesën më të madhe të këtij vendi.

Natën e 1 prillit, një javë mbasi NATO nisi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, forcat paramilitare erdhën në rrugën “Milosa Galica”. Gjakova, ose siç e quajnë serbët Djakovica, ishte një shënjestër e veçantë duke qenë se shtrihej ndërmjet Maleve të Mallkuara që ndajnë Kosovën nga Shqipëria. Pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)-së, që luftonin për pavarësinë ndaj Serbisë po përdornin kamionë për të importuar armë nga Shqipëria dhe serbët donin t u mbyllnin rrugët e furnizimeve kryengritësve. Kjo do të thoshte spastrimi i Gjakovës nga shumica e popullsisë shqiptare dhe fortifikimi i zonës. Për t u shpëtuar bombave të NATO-s dhe reprezaljeve serbe, gratë dhe fëmijët që jetonin në rrugën “Milosa Galica”, fjetën në sallën e pishinës të Luli Vejsës. Burrat, ndër të cilët ishte dhe babai i Drenit, Aliu, ishin fshehur tjetërkund, mendohej se vetëm burrat në moshë lufte ishin në rrezik. “Që kur isha fëmijë e dija se kur do të ndodhnin gjërat e këqija”, - thotë Dreni. “Gjërat po përkeqësoheshin dhe të rriturit flisnin për këtë. Helikopterët sipër kokave, na kërkonin që të dorëzonim armët dhe nuk do të pësonim gjë. Nuk e dija se kush i bënte bombardimet, por nuk më frikësonin. Motrat ulërinin, ndërsa unë vazhdoja të shikoja televizor. Megjithatë, atë natë kisha një parandjenjë shumë të keqe”. Nëna e tij, Valbona, tha se ai mund të qëndronte në shtëpi me gjyshërit, hallën dhe xhaxhanë, nëse donte, por ajo do t i merrte me vete në strehën e Lulit vajzat, Dalinën 14 dhe Delvinën 6 vjeçe. Dreni vendosi të shkonte me to, edhe pse pa ndonjë dëshirë të madhe. Atë natë në qilar kishte 29 persona: gra, fëmijë, shumica e të cilëve ishin nën 10 vjeç dhe burra mbi të gjashtëdhjetat. Drenit dhe fëmijëve të tjerë u dhanë valium. Ndërmjet orës 2 dhe 3 të mëngjesit, dera u hap dhe andej u shfaq një polic serb. Njëri nga burrat ishte fqinj me familjen Caka. “Ai ishte djalë i mirë”, - thotë Dreni. Nëna më zgjoi dhe gjëja e parë që thashë ishte: “A ju thashë”? Gjashtë policë serbë nisën të bërtisnin në serbisht dhe shqip. Ata thoshin se ne ishim ushtarë të UÇK-së dhe po i strehonim. Në ato momente foli nëna. Jemi thjesht gra dhe fëmijë që po përpiqemi të shpëtojmë”. Ata u dërguan në shtëpinë e Lulit dhe kur mbërritën derën ua hapi një vajzë e vogël. Një nga policët hapi zjarr drejt saj, por plumbat nuk e prekën. Policët urdhëruan nënat dhe fëmijët që ishin brenda të uleshin në dhomën e miqve. Filluan të shtënat. Një vajzë adoleshente me emrin Flaka, u ngrit për të përgatitur çaj, por njëri nga policët e shtyu nga pas dhe e qëlloi për vdekje. Nëna e tronditur u turr për ta ngritur, por edhe ajo u qëllua, pastaj policët nisën të qëllonin këdo”. Më pas u vranë gruaja e Lulit, vajza e tyre foshnje dhe nëna e Drenit. Ajo u përkul përpara trupit të vajzës për ta mbrojtur nga plumbat, por edhe Dalina me Delvinën do të pësonin të njëjtin fat. Nëna ishte duke ndërruar motrën, e cila bënte 2 vjeçe atë natë. Njeri nga burrat qëllonte nga brenda shtëpisë, ndërsa tjetri nga dritarja. Unë isha ulur mbrapa një gruaje të bëshme dhe isha gati i shtrirë kur më qëlluan. Kudo kishte tym, sepse i vunë zjarrin depos, ndërsa një nga djemtë me anë të një elektriku kontrollonte nëse kishin vdekur të gjithë. Më qëlloi dhe ndjeva plumbin që më preku flokët. Ula kokën dhe ai iku”. Diona ishte ende gjallë, por Dreni nuk mund ta lëvizte krahun e tij të djathtë për ta ndihmuar. “U përpoqa ta ndihmojë motrën time të vogël, por kisha vetëm një krah dhe shtëpia po digjej. Po të kisha ndenjur atje do të kisha vdekur edhe unë”. Ai u shtri për pesë minuat përpara se të largohej nga shtëpia. Dreni kujton momentin kur motra e tij e madhe duke dhënë shpirt nga plagët i dha një dorezë për të mbuluar hundën dhe gojën nga tymi. Ai ia doli ta kapërcente murin. Kur arriti në shtëpinë e tij, halla nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur. “Ajo më tha se kisha kaluar një ëndërr të keqe”. Edhe gjyshi nuk u shqetësua shumë. Më dha një shuplakë dhe më tha të mos e vrisja mendjen. Pastaj më hoqi xhaketën dhe pa që ishte mbytur në gjak. Babai i tij u kthye në agim dhe vetëm atëhere mësoi fatin e familjes së tij. “Nisi të qante dhe më kërkoi të shkoja me hallën dhe xhaxhanë, ndërsa premtoi se do të na arrinte në Shqipëri. “I kërkova një puthje, pasi kisha frikë se nuk do të mund ta shihja më. Ndërsa ai më tha mos u mërzit bir, se bashkë do të takohemi përsëri . Pas rehabilitimit në spitalin rajonal, Dreni udhëtoi me makinë drejt kufirit shqiptar së bashku me hallën, xhaxhanë dhe kushëririn e tij. Ata dukeshin si pikëza uji në një lumë njerëzish. Nga marsi deri në qershor 1999, nga Kosova u larguan rreth 700.000 njerëz. Djaloshi kaloi dy muaj në spitalin e kryeqytetit shqiptar, duke ditur se babai i tij kishte vdekur, deri sa një ditë do t i shfaqej në derë. “Po mësohesha me faktin se ai nuk ishte më”. Atë ditë kur ai erdhi në spital, ishte dita më e lumtur e jetës sime. Isha në gjumë dhe gjëja e parë që pashë ishte ai. Baba , - i thashë dhe iu hodha në krahë për ta puthur”. Kanadaja u ofroi babë e bir azil. Dreni punon në një fabrikë tapetesh, ndërsa babai i tij është rimartuar dhe ka një fëmijë, Denisin. Dreni ka një tatuazh të gjysmë vëllait të tij në njërin krah. “Babai nuk e ka harruar ende”, - thotë ai. “Unë shpresoj për lumturinë e tij që ai ta bëjë një ditë”. Për veten e tij lufta ekziston si një kujtim. “Vankuveri është një qytet argëtues, por dhe i mërzitshëm në të njëjtën kohë. Nëse nuk ke para, ai mund të shndërrohet me të vërtetë në të tillë. Dreni e dashuron futbollin dhe një ditë shpreson të kthehet në Kosovë. Ai ndien mungesën e shokëve, veçanërisht takimet e mbrëmjeve në kafe. Serbët dhe kosovarët në Vankuver luajnë futboll së bashku”, - thotë ai përpara se të qeshë: “Pastaj zihen”. Në portin e Vankuverit ulen dhe ngrihen hydroplane, ndërkohë që Dreni flet. Malet “Rockies” i japin një pamje mbreslënëse shtëpisë së tij, jo si ato të cilat ai kapërceu për të shpëtuar jetën. “Për moshën që unë erdha në Kanada mund të them se kam pasur një jetë shumë të bukur. Këtu jeta është pa diskutim shumë herë më e mire, por nuk është ajo që unë do të doja”. Persekutimi i luftës nuk do ta lërë kurrë këtë djalosh të qetë. Ai ka dëshmuar dy herë përpara gjyqit të Hagës si një dëshmitar anonim në gjyqin e Milosheviçit. Gjatë dëshmisë së dytë për krimet e politikanëve dhe oficerëve serbë të luftës, Dreni kishte pseudonimin K13. Ai mund të shkojë shumë shpejt përsëri në Hagë. “Dua ta bëj që t u tregoj njerëzve që nuk kam harruar. Nuk do ta harroj kurrë. Jam më shumë se i lumtur që të shkoj të dëshmoj, që këta njerëz të kalben në burg. Tani, Kosova është e pavarur nga Serbia dhe NATO deri tani ka garantuar pavarësinë e saj të vetëshpallur. Gjyqi i Hagës pritet të përfundojë në 2011-ën. Por a do ta përndjekë fati i nënës dhe motrave të tij dhe në të ardhmen? “Ndoshta, kur të bëhem dhe unë familjar – babai do që unë të gjej një vajzë nga Kosova – por unë nuk do të jem kurrë 100 % psikologjikisht. Kam makthe, ndonjëherë nuk mund të fle. Shpesh herë kur buzëqesh, më duket sikur është buzëqeshja më e shtirur që mund të bëj, por kjo vjen pasi unë nuk jam i lumtur. Është diçka që më duhet të nis të ambientohem, pasi do të kaloj pjesën e mbetur të jetës. Pyes veten pse ... pse duhet që unë të mbijetoja? Ia bëj këtë pyetje vetes çdo ditë. A ka ndonjë qëllim që unë jam këtu? Nuk e di.

Vetëm 10 vjeç
Si i mbijetova masakrës së 1 prillit

Natën e 1 prillit, një javë mbasi NATO nisi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, forcat paramilitare erdhën në rrugën “Milosa Galica”. Gjakova, ose siç e quajnë serbët Djakovica, ishte një shënjestër e veçantë duke qenë se shtrihej ndërmjet Maleve të Mallkuara që ndajnë Kosovën nga Shqipëria. Pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)-së, që luftonin për pavarësinë ndaj Serbisë po përdornin kamionë për të importuar armë nga Shqipëria dhe serbët donin t u mbyllnin rrugët e furnizimeve kryengritësve. Kjo do të thoshte spastrimi i Gjakovës nga shumica e popullsisë shqiptare dhe fortifikimi i zonës. Për t u shpëtuar bombave të NATO-s dhe raprezaljeve serbe, gratë dhe fëmijët që jetonin në rrugën “Milosa Galica”, fjetën në sallën e pishinës të Luli Vejsës. Burrat, ndër të cilët ishte dhe babai i Drenit, Aliu, ishin fshehur tjetërkund – mendohej se vetëm burrat në moshë lufte ishin në rrezik. “Që kur isha fëmijë e dija se kur do të ndodhnin gjërat e këqija”, - thotë Dreni. “Gjërat po përkeqësoheshin dhe të rriturit flisnin për këtë. Helikopterët sipër kokave, na kërkonin që të dorëzonim armët dhe nuk do të pësonim gjë. Nuk e dija se kush i bënte bombardimet, por nuk më frikësonin. Motrat ulërinin, ndërsa unë vazhdoja të shikoja televizor. Megjithatë, atë natë kisha një parandjenjë shumë të keqe”. Nëna e tij, Valbona, tha se ai mund të qëndronte në shtëpi me gjyshërit, hallën dhe xhaxhanë, nëse donte, por ajo do t i merrte me vete në strehën e Lulit vajzat, Dalinën 14 dhe Delvinën 6 vjeçe. Dreni vendosi të shkonte me to, edhe pse pa ndonjë dëshirë të madhe. Atë natë në qilar kishte 29 persona: gra, fëmijë shumica e të cilëve ishin nën 10 vjeç dhe burra mbi të gjashtëdhjetat. Drenit dhe fëmijëve të tjerë u dhanë valium. Ndërmjet orës 2 dhe 3 të mëngjesit, dera u hap dhe andej u shfaq një polic serb. Njëri nga burrat ishte fqinj me familjen Caka. “Ai ishte djalë i mirë”, - thotë Dreni. Nëna më zgjoi dhe gjëja e parë që thashë ishte, “A ju thashë”? Gjashtë policë serbë nisën të bërtisnin në serbisht dhe shqip. Ata thoshin se ne ishim ushtarë të UÇK-së dhe po i strehonim. Në ato momente foli nëna. Jemi thjesht gra dhe fëmijë që po përpiqemi të shpëtojmë”. Ata u dërguan në shtëpinë e Lulit dhe kur mbërritën derën ua hapi një vajzë e vogël. Një nga policët hapi zjarr drejt saj, por plumbat nuk e prekën. Policët urdhëruan nënat dhe fëmijët që ishin brenda të uleshin në dhomën e miqve. Filluan të shtënat. Një vajzë adoleshente me emrin Flaka, u ngrit për të përgatitur çaj, por njëri nga policët e shtyu nga pas dhe e qëlloi për vdekje. Nëna e tronditur u turr për ta ngritur, por edhe ajo u qëllua, pastaj policët nisën të qëllonin këdo”. Më pas u vranë gruaja e Lulit, vajza e tyre foshnje dhe nëna e Drenit. Ajo u përkul përpara trupit të vajzës për ta mbrojtur nga plumbat, por edhe Dalina me Delvinën do të pësonin të njëjtin fat. Nëna ishte duke ndërruar motrën, e cila bënte 2 vjeçe atë natë. Njeri nga burrat qëllonte nga brenda shtëpisë, ndërsa tjetri nga dritarja. Unë isha ulur mbrapa një gruaje të bëshme dhe isha gati i shtrirë, kur më qëlluan. Kudo kishte tym, sepse i vunë zjarrin depos, ndërsa një nga djemtë me anë të një elektriku kontrollonte nëse kishin vdekur të gjithë. Më qëlloi dhe ndjeva plumbin që më preku flokët. Ula kokën dhe ai iku”. Diona ishte ende gjallë, por Dreni nuk mund ta lëvizte krahun e tij të djathtë për ta ndihmuar. “U përpoqa ta ndihmojë motrën time të vogël, por kisha vetëm një krah dhe shtëpia po digjej. Po të kisha ndenjur atje do të kisha vdekur edhe unë”. Ai u shtri për pesë minuat përpara se të largohej nga shtëpia. Dreni kujton momentin kur motra e tij e madhe, duke dhënë shpirt nga plagët, i dha një dorezë për të mbuluar hundën dhe gojën nga tymi. Ai ia doli ta kapërcente murin. Kur arriti në shtëpinë e tij, halla nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur. “Ajo më tha se kisha kaluar një ëndërr të keqe”. Edhe gjyshi nuk u shqetësua shumë. Më dha një shuplakë dhe më tha të mos e vrisja mendjen. Pastaj më hoqi xhaketën dhe pa që ishte mbytur në gjak. Babai i tij u kthye në agim dhe vetëm atëhere mësoi fatin e familjes së tij. “Nisi të qante dhe më kërkoi të shkoja me hallën dhe xhaxhanë, ndërsa premtoi se do të na arrinte në Shqipëri. “I kërkova një puthje, pasi kisha frikë se nuk do të mund ta shihja më. Ndërsa ai më tha: Mos u mërzit bir, se bashkë do të takohemi përsëri . Pas rehabilitimit në spitalin rajonal, Dreni udhëtoi me makinë drejt kufirit shqiptar së bashku me hallën, xhaxhanë dhe kushëririn e tij. Ata dukeshin si pikëza uji në një lumë njerëzish. Nga marsi deri në qershor 1999, nga Kosova u larguan rreth 700.000 njerëz. Djaloshi kaloi dy muaj në spitalin e kryeqytetit shqiptar duke ditur se babai i tij kishte vdekur, deri sa një ditë do t i shfaqej në derë. “Po mësohesha me faktin se ai nuk ishte më”. Atë ditë kur ai erdhi në spital, ishte dita më e lumtur e jetës sime. Isha në gjumë dhe gjëja e parë që pashë ishte ai. Baba , - i thashë dhe iu hodha në krahë për ta puthur”.

Androkli Dralo
Ky lajm është publikuar: 04/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›