E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vendos izolimin e Markeliano Cungut

Autori i Lajmit: red.
Gjykata ka vendosur dënimin e Markelian Cungut dhe babait të tij, Petrit Cungu. Gjykata ka vendosur për Markelianin që të dërgohet në një institut riedukimi, por ai sërish do të jetë i lirë deri në ngritjen e një instituti të tillë. Ndërkaq për babanë e tij, Petrit Cungu, gjykata vendosi dënimin e tij me gjashtë muaj heqje lirie për veprën penale të “fshehjeve të fakteve që ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës”. Ata u gjykuan për vjedhje dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Markelian Cungu figuron në listën e të dyshuarve, sapo policia njoftohet për ndonjë vjedhje automjeti. Mosha e tij e mitur e ka favorizuar Cungun të qëndrojë vetëm për pak orë në qeli, kur pas ndonjë shuplake të inspektorëve, 11-vjeçari betohet dhe premton se nuk do të kryejë më vjedhje. Por këtë premtim ai nuk ka për ta mbajtur të paktën deri kur të mbushë moshën që do të lejojë policinë ta arrestojë atë. Për Cungun janë regjistruar deri më tani me qindra raste grabitjesh.
Ky lajm është publikuar: 04/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›