“The Curious Case of Benjamin Button”
Autori i Lajmit: red.
Aktori shumë i pëlqyer Brad Pitt do të vij në kinema Millenium me një nga filmat më të suksesshëm dhe i përfolur në mbarë botën, me historinë e çuditshme të Benjamin Button. "The Curious Case of Benjamin Button", pas xhiros së botës mbërrin edhe në kinema Millennium, në Tiranë. Në rolin e Benjamin Button luan aktori Brad Pitt ndërsa dashuria e tij e përjetshme, Dejzi është intepretuar nga Cate Blanchett. Ai kishte lindur në rrethana të pazakonta. Kështu fillon "The Curious Case of Benjamin Button," filmi i përshtatur nga historia e vitit 1920 të shkruar nga F. Scott Fitzgerald që bën fjalë për një burrë i cili lind me pamjen e një 80 vjeçari, i cili nuk mund të ndalë kohën. Ne ndjekim historinë e tij, të vendosur në Nju Orlins që nga fundi i Luftës së Parë Botërore në 1918, deri në shekullin e 21-të, duke ndjekur udhëtimin e një burri me një jetë të paimagjinueshme. Me një buxhet të jashtëzakonshëm prej 150 milionë dollarësh, një staf po aq të jashtëzakonshëm teknik, por sigurisht me një kast aktorësh për tu admiruar, filmi ia doli të tërhiqte vëmendjen e publikut dhe të kritikës. Romanca dramatike, e mbushur me mister dhe trill do të fillojë të shfaqet në ekranin e madh ditën e premte, dt. 3 prill. Seanca e parë e filmit të shumëpritur nga publiku shqiptar do të shfaqet në orën 20.30 për t ia lënë vendin fundjavës me projeksione të plota të njërit prej titujve më bombastikë të vitit, fitues i tre çmimeve Oscar dhe 89 çmimeve e kandidimeve të tjera. Një superprodhim faraonik, prej 150 milionë dollarësh, që sjell magjinë e artit dhe shkencës në ekranin e madh brenda 166 minutave. Në Nju Orlins, në Luiziana, njerëzit kanë dalë në rrugë për të festuar mbarimin e luftës së parë botërore por edhe për të pritur një fëmijë që ka lindur me pamjen e një plaku 80 vjeçar. I refuzuar dhe i braktisur nga babai, Benjamin rritet nga një nënë që e ka birësuar dhe fillon të krijojë përvojën e tij. Nën një tavolinë të ndricuar nga drita e zbehtë e një qiriu, ai dashurohet përgjithë jetën me Dejzin, dhe duke jetuar jetën e tij, do të zhvillojë dashurinë e tyre. Kjo është historia e një filmi i cili për 40 vjet mbeti në sirtaret e Hollivudit, vetëm si një tregim i Francis Scott Fitzgerald. Ndonëse tentativat e regjisorëve më të mëdhenj si Steven Spielberg, Spike Jonze apo Ron Haërd nuk munguan asnjëherë, filmi dukej si një ëndërr e largët. Derisa regjisori David Fincher dhe skenaristi i "Forest Gump", Eric Roth ia dolën që të fusnin jetën e pazakontë të Benjamin Button në pelikul. I përshtatur nga tregimi me të njëjtin titull, Benjamin Button arrin që t i tregojë spektatorit, një plak - të ri dhe një të ri -plak që jeton çastet e jetës. Gjithçka që ndodh është e vendosur në një kontekst historik që shërben më shumë si një sfond. Në gati tre orë shihet procesi i kundërt i jetës së Button, por përtej lojës së kohës, mbetet në mendje emocionet dhe ndjenjat e protagonistit ashtu siç thotë vetë ai me një nga batutat e tij:"Jeta nuk matet me minuta, por me çaste".
Ky lajm është publikuar: 04/04/2009