Një komb, një Kombëtare
Autori i Lajmit: Gani Asllani
Në diapazonin e përgjithshëm të njohurive të mia, nuk them se futbolli është pika më e fortë, megjithëse sinqerisht gjykimi se kush luajti bukur e kush dobët në fushën e blertë nuk më mungon. Qysh prej rrëzimit të komunizmit, Shqipëria filloi të luante futboll paksa më impozant dhe më të pëlqyeshëm, e si Kombëtare arriti të grumbullonte lojtarët më të mirë të kombit që filluan të luanin jashtë shtetit. Shqipëria paksa ndryshoi, nga të qenit një stacion ku ekipet mysafire mësynin vetëm për të përmirësuar golavarazhin, në ekip që duhej të merrej seriozisht edhe nga gjigantet e futbollit global. Tejzgjatja e çështjes së Kosovës e cila mbeti pezull për mëse dy dekada nga shpërbërja e Jugosllavisë, bëri që të gjithë shqiptarët anë e kënd botës të identifikohen me Kombëtaren e futbollit si të tyren, jo vetëm për shkak të emrit shqiptar, flamurit dhe himnit kombëtar, por edhe se shqiptarët të lindur jashtë Shqipërisë politike, filluan ti mbrojnë ngjyrat e kombëtares sonë. Qysh prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, Federata Kosovare e Futbollit (FFK) ka filluar të mendojë seriozisht për krijimin e një përfaqësuese në futboll e cila do ti mbronte ngjyrat e shtetit të Kosovës. Jan bërë edhe disa veprime konkrete me ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite etj., por për shkak të statusit politik akoma të papranuar në UEFA dhe FIFA, Kosovës nuk po i lejohet përfaqësimi ndërkombëtar. Dhe mirë po bëhet me këtë punë. Do të doja të pyesja drejtuesit e FFK-së a kemi nevojë që atë kombëtare të dobët që e kemi ta thërmojmë edhe më shumë? A morën mësim këta drejtues nga debakli që pësoj Kosova në Malme të Suedisë, ku u tregua se edhe me ekipe të ndonjë kampionati të rendit të dytë, siç është ai suedez, lojtaret tanë nuk e përballuan dot kundërshtarin. A është e natyrshme që të krijohet përfaqësuesja e Kosovës në futboll vetëm që ky ekip të jetë pikërisht aty ku ka qenë Shqipëria në vitet e komunizmit, një stacion ku ekipet mysafire te mësyjnë vetëm për të përmirësuar golaverazhin? Neve edhe ashtu po zhgënjehemi vazhdueshëm nga Kombëtarja shqiptare, kështu që nuk do të ishte e udhës që të torturoheshin i gjithë kombi me dy zhgënjime brenda një nate, kur dy përfaqësueset edhe ajo e Kosovës (siç ndodhi në Suedi) dhe ajo e Shqipërisë (siç ndodhi rishtazi me Hungarinë dhe Danimarkën) të humbin ndeshjet e tyre. Prandaj FFK dhe FSHF duhet që të ulen për të biseduar seriozisht se si do të arrihet pjesëmarrja e lojtarëve nga gjithë kombi shqiptar pa marrë parasysh pozitën gjeografike në kombëtare, dhe të arrihet marrëveshja që ndeshjet e Kombëtares shqiptare të luhen edhe në Kosovë. E për ta ndarë kombëtaren në dy përfaqësuese as të mos bëhet fjalë, se përndryshe do të bëhemi gazi i botës, dy ekipe të dobëta ku ekipet mysafire mësyjnë vetëm për të përmirësuar golaverazhin.
Ky lajm është publikuar: 04/04/2009